Objektivat

Vrisni celulitin

PREZANTIM:

Është e nevojshme të dini se çfarë është në të vërtetë celuliti. Është një situatë e ndryshimit të metabolizmit të lokalizuar në indin nënlëkuror që shkakton një rritje të madhësisë së qelizave yndyrore dhe mbajtjen e ujit në hapësirat ndërqelizore. Përveç kësaj, duhet të merret parasysh sistemi limfatik: ai merret me pastrimin dhe asgjësimin e mbetjeve nga qelizat. Ndryshe nga gjaku që shtyhet nga zemra, sistemi limfatik nuk ka një motor që e shtyn atë. Qarkullimi i mirë i tij varet nga aktiviteti fizik, nga forca e gravitetit, si dhe nga një masazh i mirë. Prandaj, celuliti është një mosfunksionim organik.

Lajmi i mirë është se këtu në Better Me ne dimë se si t’ju vijmë ne ndihmë REALISHT me këshillat e duhura për ta zhdukur plotësisht celulitin. Nuk ka rëndësi sa herë keni dështuar në të kaluarën ose sa nga mikeshat tuaja kanë dështuar. Nëse bëni “ekzaktësisht” gjithçka që tregojmë këtu, do të merrni rezultate të shkëlqyera.

STËRVITJA:

Stërvitja duhet të përqëndrohet në ushtrime me “shkarkim venoz” që me fjalë të thjeshta do të thotë: preferoni ushtrimet me këmbët lart, (si p.sh. leg press 45 gradë ose vertikal, edhe pulpat në leg press 45 gradë ose vertikal). Do të thotë gjithashtu të shmangni bllokimin e gjakut në zonat e celulitit me një stërvitje të përqëndruar, por “të lini gjakun të qarkulloje” nga njëra zone e trupit në tjetrën. Kjo arrihet duke alternuar një ushtrim për zonat e celulitit me një ushtrim për pjesën e sipërme. Kur stërvitni zonën e celulitit me një set impenjativ, gjaku pompohet në këtë zonë dhe si rezultat i sforcos prodhohen gjithashtu acid laktik dhe produkte të tjera mbetjesh metabolike, për të mos përmëndur mbetjet metabolike që tashmë janë të akumuluara atje për shkak të sistemit të dëmtuar limfatik dhe ritencionit hidrik, nëse ky set pasohet nga një ushtrim për pjesën e sipërme të trupit, gjaku tenton të lëvizë në atë zonë, duke marre me vete dhe eleminuar këto mbetje nga zona e celulitit. Vazhdimi i alternimit të këtyre serive është një gjimnastikë e vërtetë edhe për sistemin limfatik. Edhe vetëm kaq do ishte shumë mirë, por mund të bëni akoma më mirë.

Në fund te cdo seti me dy ushtrime cift (një për zonën e celulitit dhe një për pjesën e sipërme të trupit) bëni 3 minuta biçikletë me intensitet mesatar. Kjo ka një efekt “lavatrice” pikërisht sepse “lan” mbetjet metabolike, acidin laktik, toksinat nga muskujt dhe i transporton ato në qarkullimin e gjakut nga ku eliminohen. Këtë e kanë vërtetuar eksperimente të ndryshme shkencore.

Mbani përsëritjet rreth 30 përsëritje për zonat me celulit dhe 15 përsëritje për zonat e tjera.

Mbani mënd: stërvitja juaj është një kalim nga një ushtrim në tjetrin, duke u ndalur për një maksimum prej 20 sekondash. Pas cdo cikli ushtrimesh të mbyllur me biciklete mund të pushoni 1-2 minuta. Por në thelb biçikleta është pushimi juaj “aktiv”. Stërvituni maksimumi 45-60 minuta.

Përfundoni çdo stërvitje me 5-10 minuta biçikletë dhe më pas shtrihuni në tokë, me të pasmet mbështetur pas një muri dhe dhe këmbët vertikalisht (në 90 °), pushoni kështu për 6 minuta. Përveç shkarkimit të mëtejshëm të këmbëve nga toksinat dhe mbeturinat dhe lehtësimin e sistemit limfatik, ky pozicion ju jep dhe shumë përfitime të tjera, duke përfshirë oksigjenimin e trurit dhe ushqimin e rrënjës të flokëve dhe shumë më tepër.

DIETA:

Celuliti është gjithashtu një problem i dhjamit të tepërt. Prandaj duhet të humbni peshë. Në qelizat e celulitit, pamjen e lëkures së portokallit e japin qelizat (dhjamore) tepër të zmadhuara, të cilat kanë deformuar membranën që i mbulon. Nëse humbni peshë, fenomeni më e pakta zvogëlohet por edhe mund të zhduket plotësisht.

Çdo dietë për humbje peshe është e mirë. Megjithatë, ne kemi parë femra të bukura të shëmtohen me dietat pa karbohidrate. Ajo që ka vërtet rëndësi janë kaloritë totale. Nëse hani më pak se sa konsumoni, do të humbni peshë. Mos kini frikë të hani ndonjë frut ose drithëra integrale. Zgjidhni proteina me cilësi të mirë (mish te kuq, peshk, pulë, proshutë pa yndyrë, të bardha vezë). Preferoni ushqime voluminoze. Për shembull 200-300 g brokoli ose kunguj të njomë janë shumë më voluminoze se 100 g bukë dhe kanë shumë më pak kalori. Shmangni ëmbëlsirat, djathërat (janë shumë të dendur dhe kalorike), sheqerin dhe sheqerin e fshehur (në ushqime, pije me sheqer).

Një ose dy herë në javë, jepini vetes lirinë e nje vakti ku të hiqni të gjitha dëshirat. Por vetëm në ate vakt, menjëherë pas kësaj kthehuni në rregjimin tuaj.

Megjithatë, në rastin e celulitit, ekziston një diete që është më efektive nga të gjithë dhe ajo është:

DIETA NE ZONË

Ku çdo vakt përbëhet nga 40% e kalorive që vijnë nga karbohidratet, 30% e kalorive që vijnë nga proteinat dhe 30% e kalorive vijnë nga yndyrat. Kjo dietë është shumë efektive për humbjen e dhjamit dhe përmirësimin në të njëjtën kohë të muskujve dhe performancës. Mund të gjeni më shumë informacion mbi këtë dietë në seksionin e artikujve në këtë faqe.

SUPLEMENTËT

Siç a pame, celuliti varet nga 3 gjëra:

  • Qelizat dhjamore
  • Sistemi limfatik nuk funksionon mirë (pra akumulimi i produkteve të mbetjeve ndërmjet qelizave)
  • Mbajtja e ujit (pjesërisht për shkak të faktorëve të mësipërm)

Suplementi i parë që ju nevojitet është:

DEPUR FLUID BALANCE: promovon pastrimin e trupit (dhe të mëlçisë në veçanti) dhe largon lëngjet në teprica, duke luftuar rëndimin e këmbëve dhe papërsosmëritë e celulitit. Harrojeni pirjen e pijeve me gaz (të cilat acidifikojnë trupin, duke rënduar problemin e celulitit). E njëjta gjë për ujë të thjeshtë të gazuar. Shtoni DEPUR FLUID BALANCE në ujin mineral natyral dhe jo vetëm që do të keni një pije shumë të mirë, por është mbi të gjitha shumë e mirë për trupin dhe ju ndihmon shumë kundër celulitit. Mos pi asgjë tjetër. Thjesht pini këtë. Të paktën 1,5 litra ujë në ditë me DEPUR FLUID BALANCE, por nëse mundeni, mund të pini edhe 2-2,5 litra. Ndërsa për të shkrirë dhjamin përdorni FAT BURNER dhe trupi juaj do bëhet një makinë ideale për të djegur dhjamin me shpejtësinë më të lartë të mundshme.

Nëse jeni mbi 30 vjeç, ju rekomandojmë gjithashtu të shtoni GH RELEASE, një suplement natyral që stimulon hormonin e rinisë. Kjo do të thotë një metabolizëm më i shpejtë, më pak dhjam, muskuj më të mirë dhe lëkurë më bio-rinore dhe elastike, por edhe një organizëm që funksionon më mirë dhe kjo sigurisht ndihmon. Gjithashtu, duke qënë se muskujt përbëhen nga proteina, është e nevojshme, përveç 2 vakteve bazë, të përdorni edhe një suplement të mirë proteinik në mëngjes dhe në mes të pasdites (zgjidhni ato që ju duken të përshtatshme nga gama e Better Me).

Nëse mendoni se ne duam t’ju shesim suplemente, ta dini që po, është e vërtetë. Por ato janë suplemente “të jashtëzakonshme” dhe ne ju sigurojme se nëse çdo gjë tjetër e bëni mirë dhe nuk përdorni suplemente, do të keni shumë me pak rezultate dhe nuk do shkoni larg në luftën tuaj kundër celulitit.

CFARË TË PRESIM?

Mundohuni të organizoni stervitjet tuaja bazuar në udhëzimet e dhëna më sipër. Kërkoni gjithashtu midis artikujve në faqen tonë, mund të ketë ose së shpejti do të ketë një lloj stërvitjeje specifike për celulitin. Ndiqni mirë dietën tuaj. Edhe nëse nuk ndiqni Dietën në Zonë, përpiquni të ushqeheni mirë sipas indikacioneve të dhëna. Mbi të gjitha, përdorni suplemente (ose nuk do t’ia dilni) dhe brenda 20 javësh do të shihni përmirësime të mëdha.

Për ata që kanë shumë dhjam dhe celulit: bëni durim, jepini vetes një vit dhe me siguri do t’i shkruani fjalën “fund” problemit të celulitit. Mos u përpiqni të humbni më shumë se 300-400 g dhjam të pastër në javë (rreth 1.5 kg në muaj). Duket pak, por do të jetë një humbje e dhjamit së pastër. Në fakt, ekziston një ndryshim i madh estetik midis humbjes së peshës (dhjamit dhe muskujve) dhe humbjes së vetëm dhjamit (dhe mbajtjes ose përmirësimit të muskujve). Në 20 javë kjo është një humbje prej 7 kg dhjam të pastër (që është shumë e ndryshme nga humbja e muskujve gjithashtu). Rreth 18 kg dhjam të pastër në një vit.

CFARË TË BËSH NËSE NUK PO SHEH REZULTATE

Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto:

1. Nuk po stërviteni siç udhëzohet

2. Po merrni një sasi të lartë kalorish.

3. Nuk hani ushqime cilësore, përdorni pije të gazuara.

4. Më e rëndësishmja nuk po përdorni suplementët e rekomanduara.

Zgjidhja është aty dhe është një e vetme: forconi disiplinën tuaj. Dëshironi të vazhdoni të keni celulit apo dëshironi ta VRISNI atë?

Mund të jetë shumë e dobishme, 5 minuta në ditë një ushtrim i mëndjës tuaj; të “imagjinoni”. Gjeni një vënd dhe kohë të qetë. Mbyllni sytë dhe imagjinoni veten me një trup pa celulit, me rroba që ju rrinë mirë. Miqtë ju komplimentojnë, meshkujt ju admirojnë. Mundohuni të ndjeni “gëzim” ndërkohë që e imagjinoni këtë. Kur tundoheni të hani keq ose të anashkaloni stërvitjet edhe për një minutë, kujtoni ato imazhe (dhe ndjenjën e gëzimit) dhë kjo do t’ju ndihmoje të gjeni forcë dhe motivim.

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të mund të dështoni.


1 thoughts on “Vrisni celulitin

Lini një Përgjigje