Objektivat

Sporte fuqie

PREZANTIM:

Sportet e fuqisë karakterizohen nga momente sforcoje intensive dhe/ose lëvizjesh shpërthyese. Ndiqni këshillat e mëposhtme nëse praktikoni një nga sportet e mëposhtme në nivel profesional ose amator:

  • Boks
  • Artet marciale
  • Xhudo
  • Powerlifting (shih gjithashtu objektivin: Rritje e fuqisë)
  • Volejboll
  • Vrapim sprint në distancë të shkurtër (100-400 metra)

DIETA:

Përqëndrohuni në ushqime “të shëndetshme” dhe mbi të gjitha të përshtatshme: pasta dhe oriz integral (në fillim mund t’ju pëlqejnë më pak se makaronat dhe orizi i rafinuar, por kur të mësoheni do t’ju pëlqejnë më shumë), mish pa dhjamë, peshk, pulë, proshutë pa yndyre; fruta, brokoli, lakra. Frutat e thata janë gjithashtu të shkëlqyera. Shumë sportiste thonë se kanë gjetur përfitime duke ndjekur “dietën 40-30-30”, e njohur gjithashtu si dieta ne zonë (shih artikujt në këtë faqe). Përveç 3 vakteve bazë shtoni 1-2 snack në të cilat përdorni një suplement të mirë proteinash (nëse keni nëvojë).

SUPLEMENTËT

Sportet e fuqisë kërkojnë testosteron, po flasim për testosteronin natyral që trupi prodhon normalisht çdo ditë. Për këto sporte, suplementi “kyç” absolutisht thelbësor është TESTO POWER për të stimuluar prodhimin fiziologjik të testosteronit tuaj natyral (dhe kjo është gjithashtu, dhe mbi të gjitha, e vërtetë për gratë).

Para stërvitjes, nuk mund të mungojë kurrë ENERGY TURBO MAX: është forca e 9 suplementëve në 1 të vetëm për të nxitur fuqinë maksimale, energjinë dhe rezistencën ndaj lodhjes.

Pas stërvitjes është e dobishme të përdorni POST WORKOUT / SPORT, është fakt që pas stërvitjes hapet një moment i veçantë metabolik në të cilin muskujt mund të forcohen dhe rikuperimi favorizohet.

Një shtesë proteinike është e nevojshme vetëm nëse konsumoni pak ushqime proteinike në dietën tuaj ose nëse jeni nën peshë dhe dëshironi të shtoni pak. Në këtë rast, stërvituni fort dhe përdorni një suplement proteinik (sepse muskujt përbëhen nga proteina) nga gama e produkteve Better Me.

CFARË TË PRESIM

Ata që ushqehen mirë dhe përdorin suplementët e propozuara, qoftë edhe një (por shumë më mirë nëse janë 2 ose 3) mund të presin një përmirësim të përformancës në sportin e tyre, një aftësi më të mirë për t’i bërë ballë përformancës sportive. Rikuperim më i mirë midis stërvitjeve. Do te ndjeheni pak më shumë… “tigër”.

CFARË TË BËNI NËSE NUK PO PËRMIRESOHENI NË SPORTIN TUAJ

Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto:

  1. Kuptoni se “ju jeni çfarë hani!” dhe se ata që hanë mirë kanë rezultate më të mira se ata që hanë keq. Prandaj nëse nuk jeni ushqehyer në mënyrën e rekomanduar, Tani është koha ta bëni!
  2. Nuk po përdorni suplementët e rekomanduara. Shumë kërkime shkencore vërtetojnë se ata që marrin suplemente të caktuara përformojnë më mirë se ata që nuk marrin (mos harroni se të gjitha suplementët bëhen me substanca natyrale)
  3. Në sportin tuaj nuk po impenjoheni mjaftueshëm dhe për këtë arsye trupi nuk merr stimulin që e shtyn të përmirësohet
  4. Mund të jetë edhe e kunderta, po stërviteni me shumë nga sa është e nevojshme dhe për këtë arsye trupi mezi rikuperohet dhe nuk ka ditë të mjaftueshme rikuperimi për t’u përmirësuar.
  5. Stresi i tepërt; ndoshta ju praktikoni sporte të tjera, punë që është shumë e vështirë fizikisht, ose një jetë të parregullt (shkoni në shtrat shumë vonë dhe flini pak).

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të dështoni.


Lini një Përgjigje