STËRVITJA:
Stërvitja duhet të jetë e shkurtër, intensive dhe e rrallë. Njerëzit e dobët e kanë të vështirë të fitojnë masë muskulore nëse stërviten shpesh edhe nëse stërviten shumë në një stërvitje të vetme. Stërvitja ideale është dy herë në javë. Me përdorimin e ushtrimeve bazë. Në këtë fazë, ushtrimet e izolimit duhet të shmangen.
Nëse jeni fillestar (më pak se një vit trajnim) ose nëse keni vite që stërviteni dhe keni arritur rezultate të dobëta, ju rekomandojmë të lexoni dhe të vini në praktikë atë që është shkruar në artikullin “BËHU MUSKULOZ NË 24 JAVË“
Për të shtuar peshë, duhet të konsumoni më shumë kalori sesa konsumoni. Por nëse mendoni se kaloritë janë të gjitha njësoj, e keni shumë gabim. Duhet të shmangni ushqimet dhe pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat. Drithërat nuk duhet jenë të rafinuara, por gjithmonë integrale (por nëse hani një picë të mirë ose nachos 1-2 herë në javë, asgjë e keqe nuk ndodh). Përqendrohuni në ushqimet “e shëndetshme” dhe mbi të gjitha të përshtatshme: makarona dhe oriz integrale (në fillim mund t’ju pëlqejnë më pak se makaronat dhe orizi i rafinuar, por kur të mësoheni do t’ju pëlqejnë më shumë), mish i kuq, peshk, pulë, bresaola, proshutë pa yndyre; fruta, brokoli, lakra. Frutat e thata janë gjithashtu të shkëlqyera
DIETA:
Përveç 3 vakteve bazë, shtoni disa snack më të vegjël midis vakteve (psh; një në orën 10 nëse mëngjesin e keni kosnumuar heret, dhe një në orën 5 mbasdite midis drekës dhe darkës). Edhe i madhi Arnold Schwarzenegger ushqehej në këtë mënyrë.
SUPLEMENTËT
Është e pamundur ti merrni të gjitha kaloritë që ju nevojiten nga ushqimi. Do dhjamoseshit, do ndiheshit të fryrë dhe të rëndë, dhe gjithashtu të përgjumur.
Keni nevojë për një suplement specifik, me kalori të larta, por me kaloritë e duhura, më shumë faktorë të rëndësishëm për rritjen e masës së pastër muskulare. Ne kemi krijuar per ju MUSCLE GAINER, që ju siguron gjithcka trupi juaj ka nevojë për të shtuar në peshë në mënyre të shëndetshme. Gjithashtu keni nëvojë për një suplement natyral që rrit testosteronin tuaj fiziologjik (ajo që trupi juaj prodhon çdo ditë). TESTO POWER është një suplement me 10 perberes aktiv me efektivitet të provuar nga studime të pavarura shkencore.
Ju mund të mendoni se ne i rekomandojmë këto produkte për t’i shitur, por ne mund t’ju sigurojmë se pa këto suplemente do të keni shumë më pak progres në një kohë shumë më të gjatë.
Përse të shpenzoni energjinë tuaj dhe të mos keni rezultate? Na lejoni t’ju vijme në ndihmë, jo vëtem me këshillat e duhura, por sidomos me produktët e duhur, të bazuar në kërkime shkencore, që realisht funksionojne!
CFARË TË PRESIM
Një shtim në peshë (kryesisht muskuj) prej 1 deri në 1,5 kg në muaj për një mashkull. Nëse mendoni se është pak, kjo do të thotë një rritje prej 6-9 kg në vetëm 6 muaj. Pamja juaj do të fillojë të ndryshojë në mënyrë drastike. Mos synoni të rriteni më shumë, sepse çdo kalori që nuk përfundon në energji ose muskuj, përfundon në dhjamë. Një gjë është të fitosh muskuj, një gjë krejt tjetër është të shtosh dhjamë dhe muskuj së bashku. Femrat duhet të synojnë një rritje prej rreth 500-750 gr në muaj, por masë muskulare cilësore, ajo që i jep formë trupit, jo masë dhjamore që e përkeqeson atë.
CFARË TË BËSH NËSE NUK PO SHTON NË PESHË
Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto të katërta:
- Po stërviteni me më shumë ushtrime dhe më shpesh sesa sugjerohet. Dhe trupi arrin të rikuperohet, por jo të mbikompensohet dhe ju qëndroni njësoj. Muskujt rriten në ditët e pushimit, jo gjatë stërvitjes (që është gjithmonë një stimul shkatërrues, por i nevojshëm).
- Nuk po stërviteni deri në ezaurim total. Ju kërkojmë të bëni pak sete, por ato sete janë në ezaurim total. Ato nuk përfundojnë kurrë me një përsëritje të bërë me përpjekje të madhe. Përfundojnë gjithmonë me një përsëritje që nuk mund ta përfundoni, por keni luftuar me të për disa sekonda.
- Nuk po konsumoni mjaftueshëm kalori.
- Stresi i tepërt; ndoshta ju praktikoni sporte të tjera, punë që është shumë e vështirë fizikisht, ose një jetë të parregullt (shkoni në shtrat shumë vonë dhe flini pak).
Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të dështoni.
-
Testo Power – 120 kapsula3,790L
-
Muscle Gainer – 1.8kg, 3.6kg3,490L – 5,780L