DISA FJALË RRETH NESH

Prodhues 100% të suplementeve ushqimore për mëse 10 vjetësh

Çfarë provash kryejmë?

Kryejmë prova organoleptike dhe analiza të brendshme (ngarkesa totale bakteriale, maja, myk, PH, lagështi, aktiviteti i lirë i ujit) për t'ju ofruar më të mirën në cilësi dhe siguri ushqimore.

Certifikimet tona

Kjo është arsyeja pse ne jemi një nga laboratorët e rrallë të prodhimit dietik në Evropë që ka marrë certifikatat ISO9001 (kontrolli i cilësisë) dhe ISO22000 (siguria ushqimore).

Enrico Levantino dhe Eranda Shuaipi

BETTER ME

Rreth kompanisë sonë

Jemi prodhues te suplementeve ushqimore prej me shume se 10 vjetesh dhe aktualisht prodhojme per disa marka te njohura ne Europe.

Blejmë ne te gjithe boten vetëm lëndët e para të cilësisë më të lartë me çmimin më të mirë. Prodhojmë 100% të asaj që shesim. Rinovimi i certifikatave cdo vit na shtyn të punojmë me një standard më të lartë se sa kërkohet nga Ministrite e Shëndetësisë në të gjithë Evropën. Ky është një avantazh për ju: mund të jeni i sigurt se gjithçka e deklaruar është vërtet e përmbajtur ne produkt dhe është e sigurt për shëndetin tuaj.

Jemi krenare te themi se produktet tona jane prodhuar  "me dashuri" ne Shqiperi.

Përkushtohemi në punën tonë për të arritur objektivat tona dhe rezultate të kënaqshme

2011
VITI I THEMELIMIT
3
PIKA SHITJEJE
40
PUNONJËS
300
KOMPANI PARTNERE
4500
KLIENTË TË KËNAQUR
28532
PRODUKTE TË SHITURA ÇDO MUAJ
Play Video

Një vizitë virtuale në kompaninë tonë

Prezantohuni me kompaninë tonë, vendi ku marrin jetë të gjitha suplementet tona.

Play Video

Cilësia e suplementeve tona

Të gjitha suplementet tona janë të certifikuara për eksport në tregun e Bashkimit Europian dhe ruajnë cilësi dhe standarte maksimale. Tani vijmë edhe pranë jush nëpërmjet shitjeve online me pakicë.