Artikuj & Video

Rëndësia e proteinave

Proteinat janë thelbësore, themelore, bazike për trupin tonë. Rëndësia e tyre nënvlerësohet, veçanërisht nga ata që bëjnë zgjedhje ushqimore dhe dieta te privuara nga ushqimet me origjinë shtazore.

Shumë veganë/vegjetarianë e dinë se duhet të plotësojnë mungesën e proteinave shtazore me proteina me bazë bimore, por kjo nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Nëse u mjafton atyre që bëjnë një jetë joaktive të konsumojnë 1 g proteinë për kilogram peshë trupore nëpërmjet ushqimit, kjo sasi është e pamjaftueshme për ata qe merren me sport në nivel amator apo agonistik qoftë. Në varësi të aktivitetit fizik të kryer, secili prej nesh duhet të marrë një dozë ndërmjet 1,5 g dhe 2 g proteina për kilogram të peshës trupore.

Pse proteinat janë kaq të rëndësishme?

  • ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulare
  • përshpejtojne metabolizmin
  • ndihmojnë në luftimin e ritencionit hidrik (uji i tepert ne lekure qe shkakton fryrje)
  • ndihmojnë në luftimin e celulitit
  • forcojnë thonjtë dhe flokët
  • forcojnë kockat
  • nxisin prodhimin e hormoneve
  • nxisin funksionimin e duhur të sistemit imunitar
  • ndërhyjnë në riparimin dhe rigjenerimin e qelizave

Konsumimi me teprice i mishit, vezëve, djathrave (të cilët përmbajnë purina, kolesterol, yndyrna, kanë shumë kalori dhe shpesh shkaktojnë probleme me zorrët dhe aparatin tretes). Zgjidhja konsiston në shtimin e 1-2 shakers me një suplement të mirë proteinik në vaktet bazë.

Përse dëgjojmë të flitet kaq shumë për proteinat gjatë dietave?
Për të humbur peshë, ju duhet të digjni më shumë kalori sesa konsumoni me dietën tuaj. Kaloritë e pranishme në proteina janë më të ulëta se në substancat e tjera (vetëm 4 kalori për gram). Kur proteinat janë të tepërta, ato nuk mbeten në trup në formën e yndyrës, por eliminohen.

Për më tepër, nuk duhet të harrojmë se trupi ynë djeg edhe kalori për të mbajtur aktive funksionet e tij jetësore. Kaloritë e djegura gjatë tretjes janë më të larta sa më shumë proteina të konsumohen. Specifikojmë se sporti dhe aktiviteti fizik janë po aq të rëndësishëm sa të ushqehemi shëndetshëm.

Si e rrit proteina metabolizmin tuaj?

Përveçse ju jep më shumë ndjesi ngopjeje dhe ju ndihmon të hani më pak, një konsum më i lartë i proteinave mund t’ju ndihmojë gjithashtu të digjni më shumë kalori. Trupi, në fakt, përdor midis 20 dhe 30% më shumë kalori për të metabolizuar proteinat sesa karbohidratet dhe yndyrnat. Në një ditë, një konsum më i lartë i proteinave mund t’ju bëjë të shpenzoni midis 80 dhe 100 kcal më shumë, vetëm për ti tretur ato. Për më tepër, gjatë dietës, marrja e duhur e proteinave mbron masën muskulore duke ruajtur tonin dhe duke shmangur efektin e zbrazëtisë

Kush është momenti më i mirë për të marrë proteinat?
Mëngjesi! Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës! Ju lejon të rimbusheni me energji pas një periudhe të gjatë pa ngrënë (natës) dhe kështu të filloni ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. Shumica e mëngjeseve perëndimore kanë mungesë të proteinave, nëse nuk konsumojm proshute ose të bardhë veze, do të jetë e vështirë të arrijmë marrjen e duhur të proteinave për mëngjes.

Përveçse ju japin më shumë energji, proteinat e mëngjesit mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë! Po po, ato do ju ndihmojnë të hani më pak gjatë ditës. Shumë studime kanë treguar se një mëngjes i pasur me proteina redukton marrjen ditore të kalorive me rreth 135 kcal.

Studimet shkencore kanë treguar se një mëngjes i pasur me proteina mund të zvogëlojë sinjalet e dërguara nga truri që stimulojnë oreksin. Marrja e duhur e proteinave në mëngjes ndihmon në rregullimin e hormoneve që menaxhojnë urinë gjatë gjithë ditës.

Për të gjitha këto përfitime është thelbësore të merrni sasinë e duhur të proteinave. Nga ana tjetër, nëse fjala proteinë rrjedh nga greqishtja “proteios” me kuptimin “primare”, arsyeja është se rëndësia e tyre duhet të vihet gjithmonë në radhë të parë kur bëhet fjalë për ushqyerjen e shëndetshme.


Lini një Përgjigje