STERVITJA:
Nëse nuk jeni duke u përgatitur për një garë, rekomandohen 3 stërvitje në javë.
Në pjesën e parë, stërviteni me pesha për rreth 40 minuta, duke u përpjekur të pushoni minimumin e nëvojshëm mes seteve. Përkundrazi: rekomandohen supersetet. Seritë nuk duhet të jenë të shumta për të mos shkaktuar katabolizëm të tepruar (çmontim të muskujve në stërvitje) sepse dieta është me kalori të ulët dhe rrezikoni të humbisni muskuj. Pra, disa seri deri në ezaurim total. Por më pas mund të shtohen sete të tjera, me më shumë përsëritje por pa arritur asnjëherë ezaurimin (ndalojmë 3-4 përsëritje më parë). Stërvitjet në qark (ato stërvitje ku ti zgjedh 4-6 ushtrime për ti ekzekutuar njëri pas tjetrit, dhe këtë qark e përsërit disa herë) për këmbët dhe vithët janë të shkëlqyera për femrat, në këtë rast ju mund t’i mbani përsëritjet e larta (20-30)
Pas përfundimit të punës me pesha dhe pushimit disa minuta, vazhdoni me punën kardiovaskulare (tapet,biçikletë ose step) për 20-30 minuta, mbani një ritëm konstant me 120-140 rrahje / minutë (BPM)
DIETA:
Dietat më të njohura janë ato që reduktojnë karbohidratet pothuajse në zero. Sigurisht që ju bëjnë të humbni dhjam por sidomos te femrat shkaktojnë edhe zbrazje të fytyrës (duke favorizuar në afat të gjatë formimin e mikro rrudhave) dhe zbrazje të gjoksit. Dhe kur t’i ktheheni ushqimit “normal”, fytyra dhe gjoksi juaj nuk do të rimarrin dot më pamjen e tyre origjinale. Vërtet që nuk ia vlen të komprometoni bukurinë e fytyrës për atë të trupit tuaj. Ajo që ka vërtet rëndësi janë kaloritë totale. Nëse merrni më pak kalori sesa harxhoni, do të humbni peshë. Mos kini frikë të hani ndonjë frut ose drithra integrale. Zgjidhni proteina me cilësi të mirë (mish te kuq, peshk, pulë, proshutë pa yndyrë, të bardha veze). Preferoni ushqime “voluminoze”. Për shembull, 400 g brokoli është shumë më voluminoze se 100 g bukë dhe ka shumë më pak kalori.
Shmangni ëmbëlsirat, djathërat (janë shumë të dendur dhe kalorike), sheqerin e bardhë por edhe sheqerin e fshehur (në ushqime e pije me sheqer).
Dy dietat që rekomandojmë janë:
Ku çdo vakt përbëhet nga 40% e kalorive që vijnë nga karbohidratet, 30% e kalorive që vijnë nga proteinat dhe 30% e kalorive vijnë nga yndyrat. Kjo dietë është shumë efektive për humbjen e dhjamit dhe përmirësimin ne të njëjtën kohë të muskujve dhe performancës.
DIETA METABOLIKE
Nëse ju pëlqen ideja për ti shpallur luftë karbohidrateve, kjo është dieta për ju. Ndryshe nga dieta ketogjenike (ku tentohet të çohen karbohidratet në zero, le të themi më pak se 10 g në ditë), me dietën metabolike karbohidratet janë të kufizuara (në rreth 1.5 g për kg peshë trupore) për 6 ditë dhe ndërkohë ditën e 7 mund të hani shumë pa u shëndoshur.
Mund të gjeni më shumë informacion mbi këto dy dieta në seksionin e artikujve në këtë faqe.
SUPLEMENTËT
Është i nevojshëm një suplement i mirë proteinash (zgjidhni atë që ju duket më i përshtatshëm nga gama e proteinave të Better Me, kemi proteinat në pluhur më të shijshme NDONJËHERE).
Është absolutisht e nëvojshme të shmangni uljen e metabolizmit ose përndryshe pas humbjes së kilogramëve të parë të trupi bllokohet dhe është një përpjekje e jashtëzakonshme për të humbur qoftë edhe disa gramë më tej. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i FAT BURNER gjatë dietës. Ai do ju ndihmojë të mbani metabolizem të shpejtë edhe gjatë dietave të gjata.
Në ditën e stërvitjes, 40 minuta para stërvitjes, merrni gjithashtu CARNITINE LIPO BURNER. Në këtë mënyrë, trupi juaj bëhet një makinë ideale për djegien e yndyrës me shpejtësinë më të lartë të mundshme. Nëse nuk keni mundësi të blini edhe Carnitine Lipo Burner, ju këshillojmë të përdorni dozën e dytë ditore të FAT BURNER 40 minuta para stërvitjes. Megjithatë, Carnitine Lipo Burner është “specifik” për c’montimin e dhjamit të vjetër dhe kokëfortë të trupit (i depozituar në pikat kritike) për ta djegur atë në stërvitje si energji.
Per meshkuj mbi 35 vjeç ose femra mbi 30 vjeç, ju rekomandojmë gjithashtu të shtoni GH RELEASE, një suplement natyral që stimulon hormonin e rinisë. Kjo do të thotë një metabolizëm më i shpejtë, më pak yndyrë, muskuj më të mirë dhe lëkurë më rinore dhe elastike.
CFARË TË PRESIM;
Kujdes: Shmangni dietat ekstreme që sjellin humbje drastike të peshës. Para së gjithash nuk është dhjam i pastër por edhe muskuj dhe më kryesorja kjo do shkaktonte ulje drastike të metabolizmit dhe nëse kjo ndodh… .. cfare t’ju them “e hëngrët”. Tani e tutje ju do të humbni dhjam shumë ngadalë megjithë dietën e rreptë dhe sapo t’i ktheheni një dietë normale do ta gjeni veten me një metabolizëm të ulët dhe kjo do të thotë se do të rifitoni pjesën më të madhe ose të gjithë kilogramët e humbur. Nuk ua këshillojmë!
- Ju këshillojmë të gjeni kaloritë tuaja bazike, dhe të ulni 200-300 kalori në ditë.
- Meshkujt do të bënin mirë të humbnin rreth 700 g në javë (3 kg në muaj).
- Për femrat gjysma; 300-400 g në javë (rreth 1,5 kg në muaj).
Por do të jetë një humbje e dhjamit të pastër. Në fakt, ekziston një ndryshim i madh estetik midis humbjes së peshës (dhjamit dhe muskujve) dhe humbjes së vetëm dhjamit (dhe mbajtjes ose përmirësimit të muskujve).
Dhe për më tepër këto janë rezultate që vijnë ngadalë, por mund ti mbani lehtësisht, pa i humbur kur të ktheheni në një rregjim më normal ushqimor.
CFARË TË BËSH NËSE NUK PO HUMBET DHJAM
Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto pesë:
- Nuk po hani ushqime cilësore
- Po merrni një sasi më të lartë kalorish sesa konsumoni.
- Nuk po përdorni suplementët e rekomanduara.
- Nuk po stërviteni siç rekomandohet
- Keni një metabolizëm të ulët. Ne ju rekomandojmë që të praktikoni H.I.I.T (shih artikullin në seksionin përkatës në këtë faqe)
Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të mundeni të dështoni.
1 thoughts on “Reduktimi i dhjamit”