Muskujt përbëhen nga proteina, por trupit i mungon aftësia për të ruajtur proteinat. Ata që stërvitin muskujt e tyre në palestër kanë një kërkesë më të lartë për proteina, pavarësisht nëse duan t’i rrisin ose forcojnë, ose thjesht duan t’i modelojne Për këtë arsye, proteinat e marra në 2-3 vaktet bazë jane te pamjaftueshme. Për të ushqyer mirë muskujt tuaj, keni nevojë për një suplement të mirë proteinash. WHEY PROTEIN ISOLATE 100% ju siguron ekskluzivisht proteina të hirrës “të izoluara”. Ato janë të shkëlqyera sepse ju ofrojnë sasinë më të lartë të proteinave për 100 g, zero karbohidrate, zero laktozë, zero yndyrë. Ata kanë vlerën më të lartë biologjike ndonjëherë (vlera biologjike tregon aftësinë për të ushqyer masën e muskulare). WHEY PROTEIN ISOLATE 100% përmban vitaminat B të nevojshme për një asimilim perfekt të proteinave. Përmban gjithashtu papainë (një enzimë e nxjerrë nga papaja) e cila nxit tretjen e proteinave dhe lehtëson dhimbjet e muskujve të shkaktuara nga stërvitja intensive ose afatgjatë (ose cfardo lloj aktiviteti sportiv). Një porcion 30 gram siguron 6,5 gram BCAA (aminoacide të degëzuara) dhe 5,3 gram Glutamine. Aminoacidet esenciale për performancën fizike, për rikuperimin dhe përmirësimin e muskujve. Kjo është arsyeja pse WHEY PROTEIN ISOLATE 100% është suplementi perfekt për të ushqyer muskujt tuaj. Mos u stërvitni pa u siguruar qe te keni rezultate (ose rezultate më të mëdha). Mos i mohoni muskujve tuaj sasinë e duhur të proteinave.
Kur | Sa |
---|---|
2 herë në ditë (mundësisht në mëngjes dhe në mes të pasdites). Në ditët e stërvitjes, nëse nuk përdorni një “Post workout”, duhet të merrni një dozë. | Burrat: 30-40 g (baraz me me 3-4 lugë gjelle te plota) te tretura ne 150-200 ml uje ose qumesht pa yndyre. Gratë: 20 g (baraz me 2 lugë gjelle te plota) te tretura. |
JU LUTEMI VINI RE
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E DREJTA PËR INFORMACION
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE
PROTEINAT E HIRRËS SË QUMËSHTIT TË IZOLUARA:
Proteinat e hirrës se qumeshtit te izoluara dhe te mikro e ultra filtruara janë ndër proteinat më të pastra, pasi ato arrijnë përqindje shumë të larta të proteinave. Në një hulumtim ka ndodhur që ata që kanë konsumuar 30 gram proteinë hirre kanë pasur një rritje të dukshme të niveleve të leucinës në krahasim me grupin që ka marrë kazeinë. Këto të dhëna tregojnë një përthithje shumë më të shpejtë të proteinave të hirrës. Hulumtimi përfundon duke thënë se shpejtësia e tretjes së proteinave dhe përthithja e aminoacideve nga zorrët janë karakteristika themelore për anabolizmin (formimin e muskujve). Slow and fast dietary proteins differently modulate postprandial protein?accretion
“Yves Boirie, Martial Dangin, Pierre Gachon, Marie-Paule Vasson, Jean- Louis Maubois, and Bernard Beaufrère“.
Një studim donte të verifikonte nëse marrja per 14 javë e suplemente proteinash mund të kenë efekte në masën muskulore në krahasim me suplementet me karbohidrate. Ata që konsumuan 25 gramë proteina (përfshirë 17 gramë nga hirra) para dhe pas stërvitjes dhe në mëngjes në ditët që nuk stërviteshin, kishin një rritje të fibrave muskulore prej 18% dhe 26% respektivisht për fibrat e tipit I dhe tipit II. ndërsa nuk ka pasur ndryshime në grupin që mori vetëm karbohidrate.
“Andersen LL, et al. The effect of resistance training combined with timed ingestion of protein on muscle fiber size and muscle strength; Metabolism“. (2005)
Në një studim rezultoi se ata që konsumuan 0,41 g proteina / kg trupor së bashku me 1,06 g karbohidrate / kg, përjetuan prodhimin e hormoneve të favorshme për rritjen e muskujve pas 2 orësh nga stërvitja.
“Dietary supplements affect the anabolic hormones after weight-training exercise“; J Appl Physiol (1985). 1994 Feb;76(2):839-45.
Një studim tregoi se ata që konsumonin 18 gram proteinë hirre para stërvitjes e mbajtën metabolizmin e tyre shumë më të lartë në 24 vitet e ardhshme sesa ata që konsumonin vetëm karbohidrate.
“Timing protein intake increases energy expenditure 24 h after resistance training. Med Sci Sports Exerc.“; Hackney KJ, Bruenger AJ, Lemmer JT(2010)
VITAMINA B2:
Ministritë evropiane të shëndetësisë pohojnë se vitaminat e grupit B marrin pjesë si koenzima në reaksione të shumta të përfshira në metabolizmin e aminoacideve. Riboflavina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen ne normalitet te qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të hekurit dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes.
VITAMINA B6:
Ministritë evropiane të shëndetësisë pohojnë se vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit. Për më tepër, ai kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe metabolizmit të energjisë dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal.
PAPAINA:
Papaina është një enzimë proteolitike (që lehtëson tretjen e proteinave) që gjendet në frutat e papajas. Gjithashtu mund të zvogëlojë dhimbjen e muskujve të shkaktuar nga trajnimi intensiv.
“The effects of protease supplementation on skeletal muscle function and DOMS following downhill running”. J Sports Sci. 2004 Apr;22(4):365-72. Miller PC, Bailey SP, Barnes ME, Derr SJ, Hall EE.
“Research applications of proteolytic enzymes in molecular biology”; Biomolecules. 2013;3(4):923-942. Published 2013 Nov 8; Mótyán JA, Tóth F, Tőzsér J.
Çfarë mund të bëjë për ty WHEY PROTEIN ISOLATE 100%:
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.