Proteina për tu ndjerë një master chef fitnes!
Bëni apo nuk bëni sport, keni nevojë për proteina në regjimin tuaj ushqimor qoftë nëse dëshironi të bini nga pesha me muskuj të tonifikuar ose të rrisni masën tuaj muskulare. Jeni lodhur duke ngrënë gjithmonë mish, veze, peshk? Pa merak! Ne kemi një proteinë specifike të hirës për gatim; dhe gjithashtu kemi rreth 100 receta të shpejta dhe të lehta. Nuk duhet të jeni ekspert në gatim. Me recetat tona të thjeshta, ju mund të shndëroheni në një kuzhinier të mirë në pak minuta, do befasoheni dhe do të befasoni të tjerët, falë Whey Chef.
Çfarë është ?
Whey Chef është një proteinë e hirrës së qumështit specifike për gatim. Nëse përpiqeni t’i bëni këto receta me proteina të tjera, shumë receta nuk do të dalin siç duhet, sepse proteinat e tjera do të ngjiten dhe grumbullohen së bashku. Por me Whey Chef çdo recetë do të jetë një sukses. Zero konservues, ngjyrues, trashës, ëmbëlsues; 100% e pastër!
Falë kësaj proteine speciale Whey ju mund të krijoni shumë receta!
Zbuloni se si mund të shkarkoni librin tonë të recetave me 100 receta të shijshme të lehta për t’u bërë:
• Klikoni këtu dhe do të drejtoheni në seksionin e-book
• Shkarkoni falas librin e gatimit me 100 receta të mahnitshme.
• Argëtohuni duke bërë një nga 100 recetat që do të gjeni në librin e gatimit.
Nëse deshironi, shpërndani foton ose videon e rezultatit tuaj në rrjetet sociale, na tagoni dhe ne do t’a shperndajmë postimin tuaj në profilet tona!
Kur | Sa |
---|---|
Sa herë që keni nevojë për proteina dhe dëshironi diçka të mirë dhe më shumë proteina që gatimi normal nuk e lejon. | Sipas recetave. |
JU LUTEMI VINI RE
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E DREJTA PËR INFORMACION
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE
PROTEINA E HIRRES SË QUMËSHTIT E PËRQENDRUAR E MIKRO ULTRA FILTRUAR:
Proteinat e hirrës së qumështit të përqëndruara të mikro dhe ultra filtruara janë ndër proteinat më të pastra, pasi ato arrijnë përqindje shumë të larta të proteinave.
Në një hulumtim ka ndodhur që ata që merrnin 30 gram proteinë hirrë kanë patur një rritje të dukshme të niveleve të leucinës në krahasim me grupin që ka marrë kazeinë. Këto të dhëna tregojnë një përthithje shumë më të shpejtë të proteinave të hirrës. Hulumtimi përfundon duke thënë se shpejtësia e tretjes së proteinave dhe përthithja e aminoacideve nga zorrët janë karakteristika themelore për anabolizmin (rritjen e muskujve).
“Slow and fast dietary proteins differently modulate postprandial protein accretion“ - Yves Boirie, Martial Dangin, Pierre Gachon, Marie-Paule Vasson, Jean-Louis Maubois, and Bernard Beaufrère.
Një studim donte të verifikonte nëse marrja per 14 javë suplemente proteinash mund të kenë efekte në masën muskulore në krahasim me suplementet me karbohidrate. Ata që konsumuan 25 gramë proteina (përfshirë 17 gramë nga hirra) para dhe pas stërvitjes dhe në mëngjes në ditët që nuk stërviteshin, kishin një rritje të fibrave muskulore prej 18% dhe 26% respektivisht për fibrat e tipit I dhe tipit II; ndërsa nuk ka pasur ndryshime në grupin që mori vetëm karbohidrate.
“Andersen LL, et al. The effect of resistance training combined with timed ingestion of protein on muscle fiber size and muscle strength; Metabolism“. (2005)
Në një studim rezultoi se ata që konsumuan 0,41 g proteina / kg trupor së bashku me 1,06 g karbohidrate / kg, përjetuan prodhimin e hormoneve të favorshme për rritjen e muskujve pas 2 orësh nga stërvitja.
“Dietary supplements affect the anabolic hormones after weight-training exercise“; J Appl Physiol (1985). 1994 Feb;76(2):839-45.
Një studim tregoi se ata që konsumonin 18 gram proteinë hirre para stërvitjes e mbajtën metabolizmin e tyre shumë më të lartë në 24 vitet e ardhshme sesa ata që konsumonin vetëm karbohidrate.
“Timing protein intake increases energy expenditure 24 h after resistance training. Med Sci Sports Exerc“; Hackney KJ, Bruenger AJ, Lemmer JT.(2010)
Hulumtimet zbuluan se ata që morën 25 gram proteinë hirre kishin shërim më të mirë se ata që morën një burim tjetër proteine ose një placebo.
“Buckley JD, et al. Supplementation with a whey protein hydrolysate enhances recovery of muscle force-generating capacity following eccentric exercise. J Sci Med Sport“(2010)
Çfarë mund të bëjë për ty WHEY CHEF:
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.