Protein Choco-Dark është një çoko-krem proteinik shumë i shijshëm, ideal në çdo kohë të ditës kur dëshironi të shijoni diçka të mirë dhe proteinike!
Kremi ynë ka rreth 25% më pak kalori se mesatarja e kremrave të tjerë në tregun kombëtar. Përmban 30% proteina të pastra të proteinës së hirrës se qumeshtit dhe të proteinës së sojës te izoluara.
Ka një përmbajtje shumë të ulët të karbohidrateve. Është pa sheqer, sepse në vend të tij përmban maltitol, i cili është një poliol. Maltitoli është një substancë natyrale që rrjedh nga misri dhe ka shumë pak kalori dhe një indeks glicemik shumë të ulët (përthithet ngadalë).
Përmban vetëm yndyrna “të mira” që nxisin mirëqenien.
Për më tepër, PROTEIN CHOCO-DARK është e pasuruar me fibra dhe vitaminë E që promovon mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe vitaminat B6 dhe B12 të cilat nxisin metabolizmin e energjisë dhe proteinave dhe reduktimin e lodhjes.
Është pa gluten, pa vaj palme dhe ka një përmbajtje shumë të ulët të laktozës (më pak se 1%).
- 30% proteina
- 25% kalori më pak
- e ulët në karbohidrate
- indeks glicemik të ulët
- pa sheqer
- ideale për kontrollin e sheqerit në gjak
- pa glutinë
- e prodhuar në laborator të certifikuar ISO
Kur | Sa |
---|---|
Sa herë që dëshironi të shijoni diçka të mirë dhe proteinike. | Sipas deshires. |
JU LUTEMI VINI RE
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E DREJTA PËR INFORMACION
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE?
PERMBAN PROTEINAT ME TE VYERA:
Protein Choco-nut përmban proteinë të koncentruar të hirrës se qumeshtit. Muskujt kanë nevojë për proteina "të shpejta" për të riparuar indet e dëmtuara dhe për të nxitur rritjen.
Proteinat e hirrës (Whey) janë më të shpejtat dhe më të asimilueshmet. Ato gjithashtu kanë vlerën më të lartë biologjike dhe shkallën më të lartë të efikasitetit të proteinave dhe një përqendrim të lartë të BCAA-ve në krahasim me çdo burim tjetër proteinash.
Proteina e sojes e izoluar është një burim i shkëlqyer i proteinave, me rezultatin më të lartë PDCAAS (një metodë e vlerësimit të cilësisë së proteinave që merr parasysh përmbajtjen e aminoacideve dhe tretshmërinë. Rezultati maksimal i PDCAAS është 1.0, prandaj të gjitha proteinat me rezultatin 1.0 konsiderohen te kompletuara për njerëzit. Në veçanti, proteinat e izoluara të sojës kanë një përmbajtje të lartë të glutaminës, argininës dhe aminoacideve me zinxhir të degëzuar. Një studim tregon se subjektet që konsumuan proteinat e izoluara të sojës kishin muskuj më të mirë dhe një metabolizëm më të shpejtë.
NUK PERMBAN SHEQER TE SHTUAR (SAKAROZE):
PROTEIN CHOCO-NUT përmban Maltitol i cili nga pikëpamja teknike është një poliol pra një substancë natyrale e marrë nga misri dhe ka pak kalori dhe ka një indeks glicemik shumë të ulët; kjo do të thotë se ato përthithen shumë ngadalë dhe, për rrjedhojë, mund të përdoren si nga njerëzit që dëshirojnë të kontrollojnë sheqerin në gjak, ashtu edhe nga personat mbipeshë që dëshirojnë të humbin peshë.
PËRMBAN YNDYRNA TË DOBISHME PËR MIRËQENIEN DHE VITALITETIN:
Në kremin tonë proteinik nuk do të gjeni as vaj palme, as vaj kolce, por vaj të paster KIKIRIKU. Vaji i kikirikut përmban një dozë të mirë të vitaminës E e cila është një antioksidant i shkëlqyer dhe në fakt prishet më pak se vajrat e tjerë bimorë. Përmban vitaminë K dhe shumë tokoferole (207 mg), veçanërisht gama tokoferol, të lidhur me shëndetin kardiovaskular. Nëse konsumojmë 10 g vaj të papërpunuar (pra rreth një lugë) marrim 1.9 mg vitaminë E e barabartë me 16% të RDA (masë e rekomanduar ditore). Përdoret si suplement është një pastrues i mirë i zorrëve dhe ndihmon rregullimin hormonal.
SIGURON PËRFITIMET E VAJIT TË KOKOSIT:
Jane te shumta përfitimet nga vaji i kokosit të dokumentuara nga shkenca: promovon përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë, zvogëlon oreksin, ndihmon në balancimin e hormoneve në trup, nxit energjinë, mban nen kontroll sheqerin në gjak, rrit funksionimin e trurit, kundershton herpeset, lehtëson dhimbjet e fytit, rrit mbrojtjen imunitare dhe lufton parazitët. Rreth gjysma e yndyrës në vajin e kokosit është acid laurik, një substancë që mund të shkatërrojë viruset dhe bakteret. Nxit tretjen. Gjithashtu i dobishëm në trajtimin e ulçerës, sepse ndihmon në rindërtimin e mureve të zorrëve dhe lehtëson kalimin e ushqimit në kanalin tretës. Gjithashtu ka veti anti-inflamatore. Promovon testosteronin natyral dhe ka një efekt të dobishëm në prostatë.
TË GJITHA PËRFITIMET E GJALPIT TE KAKAOS:
Edhe pse gjalpi i kakaos ka të njëjtat kalori si yndyrnat e tjera, studimet kanë treguar se përthithja e kalorive te tij është më e ulët se yndyrat e tjera (kështu që disa nga kaloritë që shihni në etiketë nuk do të absorbohen) dhe ky është një plus i madh për ata që duan te humbin peshë ose nuk duan te shtojne ne peshë.
Ka efekte të dobishme në shëndet, duke përfshirë uljen e inflamacionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Reduktimi i përthithjes së kolesterolit të marre me ushqim.
VITAMINA B2:
Vitaminat e grupit B marrin pjesë si koenzima në reaksione të shumta të përfshira në metabolizmin e aminoacideve. Riboflavina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen normale te qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të hekurit dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes.
VITAMINA B12:
Njihet si vitamine thelbësore për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Promovon funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe sistemit imunitar. Mungesa e tij mund të çojë në lodhje dhe dobësi të muskujve.
VITAMINA E:
Vitamina E njihet për efektin e saj mbrojtës kundër dëmtimit oksidativ të shkaktuar nga ushtrimet fizike. Si një antioksidant, ai nxit eliminimin e nënprodukteve toksike (të tilla si radikalet e lira) që formohen kur oksigjeni përdoret në proceset e trupit. Tekstet na informojnë se mungesa e tij mund të shkaktojë një rënie të prodhimit të energjisë dhe një brishtësi të membranave.
ÇFARË MUND TË BËJË PROTEIN CHOCO-NUT?
Kjo që shkruajtem deri më tani, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij ushqimi fitnes dhe t'ju bëjë të kuptoni se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme te pasticerise, me baze sheqer dhe vaj palme