Muskujt përbëhen nga proteina, por trupit i mungon aftësia për të ruajtur proteinat. Ata që stërvitin muskujt e tyre në palestër kanë një nevoje më të lartë për proteina, pavarësisht nëse duan t’i rrisin ose forcojnë, ose thjesht duan t’i modelojne.
PERSE TË PËRDORNI PROTEINËN E IZOLUAR TË HIRRES SE QUMESHTIT TË HIDROLIZUAR?
Procesi i hidrolizës para-tret proteinat (simulon atë që ndodh në stomak) dhe siguron dipeptide ose tripeptide (bashkim i 2 ose 3 aminoacideve). Kjo mundëson shpejtësinë maksimale të përthithjes dhe anabolizmin maksimal të muskujve (ndërtim mase muskulare).
Peptidet e hirrës se qumeshtit ofrojnë 68% më shumë ushqim për muskujt. Keshtu ato janë më të mira se çdo burim tjetër proteinash sepse:
- Për trupin, aminoacidet dhe peptidet janë mënyra më efektive për të absorbuar dhe përdorur aminoacidet e proteinave, të nevojshme për të qenë në gjendje të rindërtoni dhe zhvilloni masë të re muskulore.
- Peptidet e hirrës se qumeshtit kanë treguar se forcojnë sistemin imunitar më mirë se çdo proteinë tjetër.
- Peptidet e hirrës se qumeshtit të hidrolizuara nxisin shëndetin e traktit gastrointestinal.
- Peptidet e hirrës se qumeshtit të hidrolizuara ndihmojnë atletët që stërviten gjithmonë në maksimumin e tyre kur ndjejnë dhimbje të ndryshme, sepse përmbajnë katër peptide që veprojnë si shtypës natyral të dhimbjes. Studimet e kryera në Bullgari treguan se subjektet qe merrnin shtesa ushqimore (suplemente) me doza të larta të peptideve arritën rezultate më të mëdha se ata që ushqeheshin vetëm me proteina, edhe nëse ato kishin vlerë të shkëlqyer proteinike. Peptidet ofrojnë ushqim anabolik të menjëhershëm për muskujt.
- Jashtëzakonisht te pasura me BCAA.
Kur | Sa |
---|---|
Pas stervitjes. Gjate nje aktiviteti fizik impenjativ. | Burrat: 30-40 g (baraz me me 3-4 lugë gjelle te plota) te tretura ne 150-200 ml uje Gratë: 20 g (baraz me 2 lugë gjelle te plota) te tretura ne 120-150 ml ujë |
Ju lutem vini re:
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E drejta për informacion:
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
Çfarë thotë literatura shkencore:
PROTEINAT E HIRRES SE QUMESHTIT TE HIDROLIZUARA
Një studim krahasoi efektet e plotesimit te dietes me dy suplemente proteinash per forcën e muskujve dhe përbërjen e trupit (raporti muskul dhjam), gjatë një programi trajnimi në palestër.
Një grup plotësoi dietën e tyre normale me proteina te izoluara të hirrës se qumeshtit të hidrolizuara. Një grup tjetër e plotesoi me proteina te qumështit. Autorët raportuan se grupi që përdori proteinën e hirrës të hidrolizuar arriti përfitime të konsiderueshme më të mëdha në forcën e muskujve dhe masën muskulare trupore (LBM) sesa grupi që përdorte proteina qumështi.
“The effect of whey isolate and resistance training on strength, body composition, and plasma glutamine”; Int J Sport Nutr Exerc Metab. 2006;16:494–509; Cribb PJ, Williams AD, Carey MF, Hayes A.
Studimi më i sofistikuar deri më sot ka treguar se një dozë prej 35 g e proteinave të hidrolizuara të përthithura shpejt është afërsisht 30% më efektive në stimulimin e sintezës së proteinave të muskujve skeletorë sesa e njëjta proteinë e paprekur kur matet për një periudhë 6 orësh.
“The role of incretins in glucose homeostasis and diabetes treatment”; Pharmacol Rev. 2008 Dec; Kim W, Egan JM
Një studim tregoi se marrja së proteinës së hirrës te hidrolizuar, shkakton një rritje më të madhe të aminoacideve ne gjak dhe te sintezës së proteinave të muskujve sesa burimet e tjera të proteinave si gjate pushimit, ashtu edhe pas një stërvitje intensive.
“Ingestion of whey hydrolysate, casein, or soy protein isolate: effects on mixed muscle protein synthesis at rest and following resistance exercise in young men”. J Appl Physiol. 2009. [PubMed] Tang JE, Moore DR, Kuijbida GW, Tarnopolsky MA, Phillips SM
Nje kerkim hetoi nese një pije me karbohidrate plus një proterine te hidrolizuar përmirëson performancën e provës kohore mbi një pije tradicionale me karbohidrate që siguron rreth 60 g karbohidrate në orë. Çiklistët meshkuj përfunduan dy prova kohore 60 km të përbëra nga 3 xhiro të një kursi 20 km që përfundoi në një ngjitje 5 km (~ 5% pjerresi). Të dy palet, pa e ditur, konsumuan 200 ml karbohidrate ose karbohidrate me proteine të hidrolizuar. Përfundimi ishte se performanca e provës kohore 60 km u përmirësua me marrjen e pijeve me karbohidrate dhe proteine të hidrolizuar në krahasim me një pije tradicionale që përmban vetëm karbohidrate. Për më tepër, marrja e karbohidrateve plus proteine të hidrolizuar redukton dhimbjen e muskujve pas ushtrimit.
“Carbohydrate and protein hydrolysate coingestions improvement of late-exercise time-trial performance”; Int J Sport Nutr Exerc Metab. 2009 Apr; 19(2):136-49; Saunders MJ, Moore RW, Kies AK, Luden ND, Pratt CA
Një studim tregoi se ata që konsumonin 18 gram proteinë hirrë para stërvitjes e mbajtën metabolizmin e tyre shumë më të lartë në 24 vitet e ardhshme sesa ata që konsumonin vetëm karbohidrate.
Hackney KJ, Bruenger AJ, Lemmer JT. Timing protein intake increases energy expenditure 24 h after resistance training. Med Sci Sports Exerc. (2010)
Proteinat e hidrolizuara me perthithje te shpejte jane veçanërisht të përshtatshme për t'u konsumuar gjatë stërvitjes / sporteve. Një studim i mirë-projektuar ekzaminoi efektin e marrjes së proteinave te hidrolizuara se bashku me karbohidratet në anabolizmin proteinik muskular gjatë stërvitjeve në palestër. Subjektet morën një pije testuese përpara dhe çdo 15 minuta gjatë stërvitjes. Rezultatet treguan se shkalla e aminoacideve të pranishme në muskuj ishte dukshëm më e lartë pas marrjes së njëkohshme të proteinave te hidrolizuara.
“Protein coingestion stimulates muscle protein synthesis during resistance-type exercise”; Am J Physiol Endocrinol Metab. 2008 Jul; 295(1):E70-7;Beelen M, Koopman R, Gijsen AP, Vandereyt H, Kies AK, Kuipers H, Saris WH, van Loon LJ
VITAMINA B2
Ministritë evropiane të shëndetësisë pohojnë se vitaminat e grupit B marrin pjesë si koenzima në reaksione të shumta të përfshira në metabolizmin e aminoacideve. Riboflavina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen ne normalitet te qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të hekurit dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes.
VITAMINA B6
Ministritë evropiane të shëndetësisë pohojnë se vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit. Për më tepër, ai kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe metabolizmit të energjisë dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal.
PAPAINA
Papaina është një enzimë proteolitike (që lehtëson tretjen e proteinave) që gjendet në frutat e papajas. Gjithashtu mund të zvogëlojë dhimbjen e muskujve të shkaktuar nga trajnimi intensiv.
“The effects of protease supplementation on skeletal muscle function and DOMS following downhill running”. J Sports Sci. 2004 Apr;22(4):365-72. Miller PC, Bailey SP, Barnes ME, Derr SJ, Hall EE.
“Research applications of proteolytic enzymes in molecular biology”; Biomolecules. 2013;3(4):923-942. Published 2013 Nov 8; Mótyán JA, Tóth F, Tőzsér J.
Çfarë mund të bëjë për ty 100% HYDROLIZED WHEY PROTEIN:
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.