Artikuj & Video

Një trup bikini fitness “Manga Style”

Nje trup bikini fitnes manga style banner artikull

Tashmë e dini cfarë është një trup prej Bikini Fitness. Eshtë kategoria më sharmante në kompeticionet e fitnes dhe bodybuilding ku femrat janë të gdhendura si perëndesha bukurie!
Çfarë do të thotë “Trup MANGA Style “?
Më thoni ju lutem një arsye përse gratë duhet të stërviten njësoj si burrat? Ne nuk jemi njësoj si ata. E megjithatë, kjo është ajo që ndodh në 99% të rasteve.
Me pak kujdes të vecantë është e mundur të zgjidhni ushtrimet e duhura për të mos zhvilluar muskujt në version mashkullor, por për të përmirësuar format dhe kthesat që ju japin bukuri dhe harmoni në mënyrë femërore pra për të krijuar një trup MANGA style. Cfarë është ky stili Manga? Le të dëgjojmë atë që e ka shpikur këtë thënie.

 Nga Enrico Levantino:

Ekziston një frikë (që është totalisht e gabuar, por më vonë do e shpjegojmë pse), që “femrat që stërviten, bëhen si burra”.
Nga e ka origjinën kjo “bindje”, unë e kam një ide. Para shumë vitesh shkova të shihja në një garë bodybuilding ku garonin edhe femra. Në atë kohë, garat e Bikini fitness ose Body Fashion ishin shumë të rralla. Të thuash që ata sapo kishin lindur është shumë, ishin gati të lindnin dhe unë nuk kisha parë kurrë një të tillë.
Në garë, por edhe në back stage pashë femrat e pranishme. Nuk mund të mos vija re se çfarë “burri” u kishte bërë grave. Gratë ishin bërë shumë muskuloze.
Po pyesja veten pse femrat duhet “imitojne” burrin në skenë. Isha dëshmitar i grave me trupa aq muskuloze, e aq mashkullore, për tu pasur zili nga cilido mashkull (në kuptimin që do të donin të ishin si ato). Dhe pastaj tmerri i pozimit. Bënin të njëjtat poza si burrat, dhe ngjanin si ata. Kur në Paris pashë artistët dhe balerinat e kabareve të famshme të si Crazzy horse, Lido, e Mouline Rouge, ato nuk merrnin poza të tilla për tu dukur femerore dhe sexy. As nuk e kam parë të bëhet në Penthouse në Moskë dhe në Hot Pepper në Pragë, dy nga klubet më të mira (dhe të famshme) të kërcimit erotiko-artistik “lap dance” në Evropë, me yje të vërtetë. Do thoni ju, secili ka idealin e tij të bukurisë, e megjithatë të gjithë biem dakord që Angleline Jolie psh ka një nga fytyrat më të bukura ndonjëherë. Pra idealet klasike të bukurise ekzistojnë, dhe këto gra me më shumë muskuj dhe më shumë definicion se shumë nga miqtë e mi, duke pozuar si meshkuj, nuk më dukeshin afër këtyre idealeve. Pastaj edhe pozat si bodybuildieret.. Po pyesja veten: A jemi të sigurt që kjo është një mënyrë tjetër për të përjetuar bukurinë femërore?  A jemi të sigurt se këto gra mund të konsiderohen më gra, më të bukura se sa shëmbujt e përmendur?
Ndoshta, por përsa më përket mua, unë preferoj kërcimtarët më të mira të lap dance të klubeve më të mirë në Evropë, ato janë të bukura. Nuk mund ta pranoja atë model gruaje. Dhe jam e sigurt që të njëjtën zgjedhje do ta bënin miliona femra “normale”. Femra muskuloze, nëse po e lexoni këtë tekst, dijeni që nuk kam asgjë me ju. Nëse doni të jeni si gratë që përshkrova më lart, kjo është e drejta juaj. Një mikja ime shumë e dashur i përket kësaj kategorie dhe është vërtet një njeri i adhurueshëm. Unë e vlerësoj aftësinë tuaj sportive. E vlerësoj angazhimin tuaj, pasionin tuaj, aftësinë tuaj për të shkuar kundër trendit, sakrificat, lodhjen rrezikun që merrni përsipër. I vlerësoj të gjitha vlerat që shpreh në zgjedhjen dhe ndjekjen e saj. Por unë nuk jam dakord me rezultatin përfundimtar (ai i përshkruar më sipër).
Nuk jam dakord për 3 arsye:

  1. Besoj se stërvitja duhet ta bëjë një grua më në formë, më të fortë por edhe më të bukur (dhe ashtu si një grua ka të drejtë të ndjekë një ideal të bukurisë muskulare, unë kam të njëjtën të drejtë ta mohoj atë dhe të tregoj modelin që plotëson sensin tim estetik)
  2. Këto llojë trupash janë 99.9% të arritshme vetëm nëse përdorni steroide dhe ndoshta GH farmaceutike (hormoni i rritjes i prodhuar kimikisht). Në realitet, prej shumë vitesh, nuk kam njohur kurrë një që të jetë natyral, por e lë të hapur mundësinë që ato të ekzistojnë.
  3. Femrat muskuloze nuk janë modele që frymëzojnë masën e femrave për të shkuar në palestër (si mund t’i propozoni masës së femrave “normale” një koktej steroide dhe Gh për të ndryshuar natyrën femërore dhe për t’u bërë hipermuskulare?). Femrat “normale” tërhiqen nga një modele fitnesi apo trupi në stil bikini fitness (që kanë vetëm pak muskuj më shumë), por kanë frikë se mos bëhen shumë muskuloze.

Nëse jeni 100 % natyrale, mos kini frikë të ngrini pesha, se mos bëheni si burrë. Trupi i një gruaje prodhon një sasi shumë të vogël testosteroni, pra ka aftësi të kufizuara për të zhvilluar masa muskulare. Ato pak muskuj që do të formoni, nuk do ju bëjnë kurrsesi të dukeni si burra, përkundrazi, do t’ju bëjnë të një Wonder woman ose një Super girl. Edhe unë jam partizan i një modeli fizik që e bën një femër më të bukur dhe femërore dhe ka “respekt” për trupin dhe natyrën e saj femërore. Në atë kohë fantazoja idenë e organizimit të një konkursi “Miss Hot Pepper”. Edhe emrin e kam regjistruar. Do të ishte një garë tip Bikini Fitness, por nuk e imagjinoja që garat e Bikini Fitness do shfaqeshin shumë shpejt në të gjithë botën. Fantastike, nuk isha aq gjeni, por më bën të mendoj se edhe shumë të tjerë dolën në të njëjtin përfundim si unë. Femrat e thjeshta që shkojnë në palestër për të qënë në formë, kishin nevojë për modele inspirimi më afër tyre.
Le të flasim pak për muskujt një e nga një.

DELTOIDI (SUPET)
Nuk duhet të jenë masive dhe të pamodeluara.
Rritja e muskulit duhet të përqëndrohet pothuajse ekskluzivisht në deltoidin anësor në mënyrë që të formojë një hark, më të theksuar se ato që shihen në modelet me ngjyra si Naomi Campbell. Deltoidi, jo masiv, “duhet” të mbyllet në pikën e bashkimit me krahun për të krijuar një efekt të bukur estetik.
Një këshillë: mos bëni kurrë “Seated overhead press” për super

TRICEPSI
99% e femrave stërviten në palestër si meshkujt: me ushtrime “extension”. Këto ushtrime zhvillojnë kokën e gjatë të tricepsit duke e rritur muskulin në pjesën e sipërme afër deltoidit. Formon kështu një lloj “proshute” lart në krah, pikërisht aty ku tricepsi bashkohet me deltoidin. Në vënd të kësaj duhet të stërvitni vetëm kokën anësore dhe pjesën e poshtme, në mënyrë që tricepsi të bëjë një kthesë të bukur duke filluar nga mesi i krahut.

SHPINE DHE LAT
Një femër nuk duhet të ketë një shpinë të gjërë e të shpeshtë si dikur skllavet zezake që lanin rrobat në lumë apo mblidhnin pambuk nga mëngjesi deri në darkë.
Për estetikën time, as muskujt Latissimus Dorsi të poshtëm nuk duhen zhvilluar Shpina duhet të stërvitet me qellimin të zhvillojë vetëm Latissimus Dorsi të siperm. Kjo krijon një formë të bukur “V” dhe e lë belin të vogël dhe nuk i jep femrës pamjen e një bodybuilderi mashkull. Dhe gjithashtu është shumë e bukur të shihet edhe me një fustan mbrëmjeje.

GJOKSI
Edhe muskujt pektoral duhen stërvitur, plotësojnë estetikën. Por duhet të përdoren masa paraprake të veçanta për të “mos” e definuar e prerë atë . Nuk duket bukur te femrat. Përdorni përsëritje të ulëta për vetëm një set.

MUSKUJT E BARKUT
Stërvisni kyesish muskujt e poshtëm të barkut me shumë përsëritje. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një bark të sheshtë, pa dhjam e me vijat anësore. Mos zhvilloni kuba të mëdhenj, ata janë mashkullore. Mos stërvisni anësoret me pesha, vizualisht krijojnë idenë e një beli më të gjërë.

GLUTEI
Në këtë pikë jemi të gjithë dakord. E duam atë të fortë, të lartë, pa vijën poshtë, me sasinë e duhur të dhjamit (një gluteus vetëm me muskuj të mbuluar vetëm nga lëkura është i shëmtuar te një femër).

QUADRICEPS
Mos i ndani këmbët në 4. Me ndarje nënkuptoj me muskujt e këmbës të ndarë mirë nga njëri-tjetri. Kam parë atlete me këmbë më të ndara sesa një futbollist. Ku qëndron bukuria në gjithë këtë? Kuadricepsi duhet të jetë i stërvitur mirë, të ketë kthesa të bukura (para dhe anash), por nuk duhet të ketë ndarje të muskujve.

BICEPS FEMORALI
Një kthesë e bukur në pjesën e pasme të kofshës i bën këmbët shumë të bukura. Sa më i lartë të zhvillohet biceps femuri, aq më shumë kofsha merr një estetikë më të bukur. Manga style.

PULPAT
Ato duhet të kenë një zhvillim harmonik dhe të zhvillohen mbi të gjitha në pjesën e sipërme. Një grua me pulpa të holla ka disharmoni në këmbë.
Duhet të zhvillohet duke u përpjekur të mos definohen shumë në mënyrë që të mos marrë një pamje shumë mashkullore. Kjo është analiza e grupeve individuale të muskujve. SI TE ARRINI NJE TRUP BIKINI FITNESS “MANGA STYLE”?
Janë 4 faktorë që ndikojnë në rezultatet: stërvitja, koha e rikuperimit, ushqimi dhe suplementet ushqimorë. Ato janë 4 shtylla. Nuk mund të ndërtosh një ndërtesë mbi 3 shtylla. Secila prej tyre duhet të kurohet sic duhet.

STEROIDE DHE STERVITJE
A është e mundur të kesh një trup Bikini fitness në mënyrë natyrale? Pa marrë steroid ose GH?
Përgjigja është e bukur dhe pozitive: Po, mundet dhe do të thosha se 30% e vajzave që konkurrojnë në Bikini Fitnes janë totalisht natyrale.
Disa mund të argumentojnë se 30% nuk ​​është një shifër pozitive, por në realitet është. Shumica dërrmuese e trajnerëve i stërvitin gratë shumë dhe kështu nëse duan rezultate duhet të marrin steroide dhe GH. Problemi është se ata nuk mund t’i marrin ato gjatë gjithë kohës, kështu që kur i ndalojnë ato, nuk mund t’i përballojnë më ato stërvitje, dhe kështu ne shohim atletë që janë në formë vetëm në afërsi të garave. Pjesën tjetër të vitit ato shpesh janë jashtë formës. Dhe ndonjëherë shumë. Zgjidhja është respektimi i fiziologjisë së një trupi natyral, i cili duhet të stimulohet me sa më pak ushtrime të mundshme. Në fakt, çdo seri përtej minimumit të nevojshëm tashmë, përbën mbistërvitje që pengon dhe vonon rezultatet. Për më tepër, është e nevojshme të lini të gjithë kohën e nevojshme që trupi të rikuperohet dhe më pas të mbikompensohet. Nuk dua të them se filozofia e Heavy Duty është e vetmja që e bën këtë. Por mund të them se filozofia e Heavy Duty me siguri e bën këtë! Dhe për mendimin tim e bën më mirë se çdo filozofi tjetër stërvitore që “unë” njoh.Eshtë një stërvitje e shkurtër por shumë intensive. Dy herë në javë është më se e mjaftueshme, për maksimum 45 minuta. Por duhet ta bëni këtë duke zbatuar këshillat e dhëna këtu, për të rritur format dhe bukurinë femërore. A nuk është kjo një gjë e mrekullueshme? Të mos ju duhet të shkoni në palestër çdo ditë për 1-2 orë?
Vetëm të rinjtë mund të përballojnë një stërvitje të tillë (i cili, vec të tjerash, nuk është më frytdhënësi).
Por 2 stërvitje në javë janë një mënyrë e shkëlqyer jetese. Edhe njerëzit e zënë mund ta bëjnë këtë, dhe ju mund ta praktikoni atë për gjithë jetën. Ky është Bodybuilding “i vërtetë” i kuptuar si një filozofi e jetës

USHQYERJA
35 vjet  në këtë sektor, dhjetëra kampionë të njohur, shumë të sponsorizuar, më kanë mësuar se dieta me pak karbohidrate të bën mashkullor (të bën të humbasësh tonin e fytyrës, gjoksit dhe të pasmeve më shpejt se çdo dietë tjetër, e cila më pas nuk kthehet më si më parë kur i ktheheni ushqimit normal) dhe krijon shumë mikrorrudha të cilat, dietë pas dietës, theksohen dhe shkaktojnë plakje të parakohshme. Sa më shumë ta bëni atë dietë, aq më shpejt plakeni. Mos i bëni ato! Mund të bëni më mirë dhe të arrini më shumë me dieta të tjera. Zgjidhni ato dieta ku mund të “hani” edhe karbohidrate, si dieta 45-45-10 (45% e kalorive nga karbohidratet, 45% e kalorive nga proteinat, 10% e kalorive nga yndyrat) ose dieta 60-20-20 ose e preferuara ime: dieta 40-30-30. Mund të hani çdo gjë dhe ka shumë përfitime. Dieta me pak karbohidrate është një “dogmë” ku 90% e trajnerëve dhe sportistëve besojne verbërisht. Thyejini këto zinxhirë.

SUPLEMENTET USHQIMORE
Siç thashë: për fat kam parë kaq shumë Bikini fitness të bukura të kenë një trup fantastik dhe të jenë natyrale. Por unë kurrë nuk kam njohur një që nuk përdor suplemente në mënyrë të qëndrueshme. Suplementet janë substanca natyrale, por të përqendruara fuqishëm. Ashtu siç mund të përqëndroni vitaminën C të 10 portokallëve në një kapsulë, sot shkenca moderne e të ushqyerit është në gjëndje të ekstrapolojë dhe përqëndrojë çdo substancë ushqimore. Për shëmbull, sinefrina është një substancë ushqimore natyrale që gjëndet në lëkuren e qitros. Eshtë shumë e fuqishme për të nxitur djegjen e dhjamit. Megjithatë, është e pamundur të hahet çdo ditë lëkura e 30 qitrove. Por është shumë e lehtë të marrësh disa kapsula në ditë që e përmbajnë atë. Në vitin 2001 kompania ime historike në itali (ekziston prej 35 vitesh), ULTIMATE ITALIA, organizoi një konkurs “Transformoni trupin tuaj në 12 javë”. Qindra njerëz arritën metamorfozë autentike në vetëm 12 javë pas stërvitjeve dhe dietave të rekomanduara, duke i kombinuar ato me suplemente specifike për çdo qëllim. Prej 12 vitesh e kam zhvendosur prodhimin në Shqipëri në një kompani shumë moderne të prodhimit të suplementeve, e drejtuar dhe menaxhuar nga partnerja ime Eranda Shuaipi (e cila është gjithashtu një kampione e shumëfishtë). Së bashku ne kemi krijuar linjën krejt të re të suplementeve më të fundit Better me. Në këtë faqe, në seksionin “objektivat” do të gjeni më të përshtatshmet që ju të përparoni me shpejtësinë maksimale të mundshme për ju.
PO ATEHERE CFARE DO TE THOTE “MANGA STYLE”?
Më sipër kam shpjeguar perceptimin tim për një trup prej Bikini Fitness. Për mendimin tim është forma më estetike e kesaj kategorie.
E gjithë kjo filloi pothuajse rastësisht. Ishim bashkë prej pak kohësh dhe Eranda Shuaipi nuk stërvitej sepse ishte shumë e zënë me punën, familjen, shtëpinë, jetën shoqërore, djalin, mua, miqtë….
I ofrova asaj një stërvitje në javë. Stili heretik (bazuar në filozofitë e Heavy duty). Ajo u përmirësua shumë deri në atë pikë sa të kishte një trup prej fitness model.
Pastaj një ditë e çova për të parë një konkurs dhe ajo ngeli e mahnitur nga bukuria e trupave që pa, si meshkujve ashtu edhe femrave. Ajo më kërkoi ta stërvitja për të pasur një trup të tillë. Vendosa ta stërvitja dy herë në javë për 50 minuta. Stërvitje të shkurtra dhe intense (në fund të fundit, ajo ishte gjithmonë një grua e zënë). Shumë pak grupe për stërvitje, por të bëra deri në ezaurim total dhe përtej tij. Ajo bëri një progres të jashtëzakonshëm, më shumë se pritshmërite tona, në një mënyrë 100% natyrale, vetëm me përdorimin e suplementeve dhe një dietë 40-30-30.
Kështu që vendosëm të shihnim se sa larg mund të shkonim vetëm me 2 stërvitje në javë. A mund t’ia dilte të bëntë një trup prej bikini fitness? A mund të ishte në gjëndjë të konkurronte? Dhe, sa lart, në podium, mund të kishte shkuar?
Në vetëm 8 muaj stërvitje, Eranda e transformoi trupin e saj nga ajo e një vajze të thjeshtë sedentare në atë të një vajze që mund të guxonte pedanën e garave më prerstigjoze e të paraqitej me dinjitet në to. Ecuria e saj vazhdoi me hapa të mëdhenj në vazhdim. Çdo vit merrte kënaqësi të reja, deri në fitimin e kampionatit botëror të kategorisë Bikini fitnes mbi 35 vjeç (NBBUI). Aktualisht vazhdon të stërvitet 2-3 herë në javë, vazhdon të përmirësohet dhe jo të përkeqësohet me kalimin e viteve dhe është gjithmonë në super formë megjithëse prej 2019 nuk garon më.

JEMI PIONERE AUTENTIKE

Gjithmonë e kam dashur Heavy Duty. Filozofia e stërvitjes së kampionit të madh dhe heretikut të vërtetë Mike Mentzer. Në vitin 1992 shkova në Kaliforni për të qëndruar me të për një muaj. Që atëherë unë kam qënë agjenti i tij për Italinë për 8 vjet dhe në vitin 1996 organizova një turne të madh në Itali me Mike Mentzer dhe 4 kampionë italianë nga pas. Ne duhej të dilnim me një linjë suplementesh në emrin e tij, por një muaj pas lançimit, Mike Mentzer vdiq. Linja e gatshme u hodh në treg deri në mbarimin e stokut. Në 8 vjet Mentzer më ka mësuar shumë. Unë e konsideroj veten si një nga studentët e tij më të veçantë, të cilit ai i ka transmetuar shumë: para së gjithash, SHEMBJEN E DOGMAVE të bodybuilding dhe të menduarit jashtë kornizave. (për këtë arsye unë dhe partnerja ime ndonjëherë jemi “sulmuar” nga kjo kategori trajnerësh personal dhe kampionësh, sepse i bezdis fakti qe e identifikojnë veten në këto dogma dhe modele dhe se është dikush që i vë në krizë duke thënë diçka shumë të ndryshme por që funksionon në mënyrë të shkëlqyer). Ju duhet të stërvitni muskujt me shumë grupe është një dogmë, çdo muskul duhet të stërvitet 2 herë në javë është një tjetër dogmë. 6-8 përsëritje janë për masën dhe 12-15 janë për definimim e muskujve është një tjetër dogme. Së shpejti mund të zbuloni se i gjithë programi juaj i stërvitjes bazohet në dogma, besime, tabu. Kur vendosa të zbatoja filozofinë e heavy duty për femrrat, hyra në internet për të zbuluar se çfarë kishte bërë Mentzer për këtë. E ktheva web-in por nuk gjeta asgjë. Vetëm një herë për 3 javë ka trajnuar Sharon Bruneau, një kampione e bukur, por nuk thotë asgjë për këtë, vetëm jep lajmin. Mike Mentzer nuk la asnjë trashëgimi kulturore në lidhje me Heavy Duty të aplikuar për gratë, madje as një rrjesht. M’u kujtua që Mike Mentzer kishte pasur një të dashur Cathy Gelfo, e cila ishte stërvitur në stilin Heavy Duty, të paktën për një kohë. Përmbys përsëri web-in dhe jo vetëm nuk ka asnjë artikull nga Cathy Gelfo, por as një fjalë të vetme, as edhe një foto. Nga ana tjetër, në gjithë këtë hulumtim gjeta një Miss Bikini të bukur amerikane që pretendon se stërvitet në stilin Heavy Duty, e kërkoj në facebook për një shkëmbim idesh por ajo nuk është aty. Mëkat. Pra po, e them me shumë krenari: Eranda dhe unë jemi pionieret e Heavy Duty për gratë. Ajo ishte “kavie laboratori”. Sipas teorisë, ajo është një eksperiment jashtëzakonisht i suksesshëm duke pasur parasysh rezultatet. Eranda stërvitet që nga dita e parë sipas filozofisë estetike që ju thashë këtu. Dhe ajo doli pikërisht ashtu siç e imagjinoja. Nuk ka asnjë muskul që të mos jetë rritur apo modeluar siç kam dashur.

Kjo foto është e vitit 2014, kur filloi të bënte garat e para dhe unë duke iu referuar, pikërisht kësaj fotoje i thoja: TE KAM VIZATUAR SI KARTONET JAPONEZE MANGA, TI JE E IMJA MISS BIKINI MANGA STYLE “
“Na pëlqeu shumë kjo gjë” dhe që atëherë unë vazhdoj të jem vizatuesi (trajneri) i saj Manga Style (Levantino Style).

DESHIRON TE BEHESH NJE BIKINI MANGA STYLE?
Ndiqni këshillat e dhëna këtu dhe lexoni të gjithë artikujt e Erandës (të cilët mund t’i gjeni në këtë faqe). Me kalimin e viteve ajo është bërë vetë një mega eksperte. Dallimi mes saj dhe të diplomuarëve në shkenca sportive është se ajo ka eksperimentuar. Ajo ka jetuar gjithçka që thotë. Dhe ajo e di se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Enrico Levantino

Lini një Përgjigje