Mëngjesi nuk ka pse të jetë i komplikuar. Me këto mini toasts, jo vetëm që do e nisni ditën mbarë, por dhe shëndetshëm.

Përbërësit për këtë recetë:

  • 50ml qumësht pa yndyrë
  • 1 scoop Whey Chef nga betterMe
  • Salt Caramel Cream nga Better.Me
  • pak kanellë
  • pak gjalpë për të lyer tiganin
  • 2 feta bukë të hollë tosti

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë të vogël përziejmë qumështin, proteinën e hires së qumështit dhe kanellën. Bukën e presim në katrorë sa një kafshatë.
Ngrohim një tigan për krepa dhe e lyejmë fare pak me gjalpë. Zhysim katrorët e bukës një e nga një në qumështin proteinik dhe i sistemojmë mbi tiganin e nxehtë. I lëmë të gatuhen për 30 sekonda nga njëra anë dhe 30 sek nga ana tjetër.
I servirim duke spërkatur me pak salcë karameli të kripur: Salt Caramel Cream nga Better.Me

Ju bëftë mire!

Salt Caramel Cream – 250g

990L
Çoko-krem proteinik (30%), pa sheqer të shtuar, me më pak Kcal.

Whey Chef – 1kg

3,790L
Proteina të pastra të hirës së qumështit specifike për gatim.