Kupa proteinike me boronicë.
Për 6 kupa proteinike:
Baza:
• 100g oat flour me vanilje e kokos
• 30g gjalpë kikiriku proteinik
• 100g ujë (ose aq sa të lidhet brumi)
Mbushja:
• 150g kos grek pa yndyrë
• 3 scoops proteinë me shije kapuçino
• boronica
Përziejmë përbërësit e bazës dhe e ndajmë brumin në 6 (ose më shumë) kupa. E shtypim mirë deri sa të bëhet si shportëz.
Përziejmë kosin me proteinën (nuk ka nevojë për ëmbëlsues pasi vetë proteina ka super shije).
E ndajmë midis kupave si në video.
Shtojmë boronicën dhe e ngrijmë për 3 orë.
E shijojmë si snack pa pasur ndjesi faji 😅
Instant Oat Flour – 1kg
1,290L
Përzgjidhni mundësi
Ky produkt ka disa variante. Mundësitë mund të zgjidhen te faqja e produktit