Artikuj & Video

Çfarë është super kompensimi?

Shoh shumë njerëz që stërviten shumë shpesh dhe ankohen për rezultate të dobëta.

Artikull nga Enrico Levantino

Ajo që njerëzit shpesh nuk e kuptojnë është se stërvitja është gjithmonë një formë stresi dhe se ka një periudhë gjatë së cilës trupi, pas rikuperimit, është në një gjëndje më të mirë performuese. Nëse nuk i jepni trupit tuaj kohë për të arritur këtë nivel të ri të performancës, në mënyrë të pashmangshme do të jeni të dënuar të ngecni apo edhe të kaloni në mbistërvitje. Në këtë artikull ne përpiqemi të kuptojmë se si të gjeni pikën tuaj personale të superkompensimit.

A e dini se çfarë është Superkompensimi?
Sipas një parimi fizik, çdo gjëndje që prish një ekuilibër kompensohet nga një reagim i barabartë dhe i kundërt, për ta kthyer sistemin përsëri në atë ekuilibër. Në rastin e stërvitjes intensive, ndodh diçka më shumë: organizmi për një periudhë të shkurtër kohore tejkalon ekuilibrin dhe është në një gjëndje fizike më të mirë. Mendoni pak: kur stërviteni, po prishni një gjëndje ekuilibri dhe trupi juaj, për të mos iu nënshtruar përsëritjes së stresit me të njëjtin intensitet, shkakton një proces që synon të përmirësojë nivelin origjinal të performancës: ky është superkompensimi.
Mbani mend: trupi “së pari” rimëkëmbet dhe më pas kompenson tej mase duke përmirësuar muskujt dhe performancën.
Mbani mend: trupi “së pari” rikuperohet dhe më pas super kompenson më tej duke përmirësuar muskujt dhe performancën.

Çfarë nevojitet për të nxitur kompensimin

  • Një stimul stërvitor me intensitetin e duhur: është e qartë se nëse ngarkesa e përdorur nuk krijon stres për trupin tuaj, nuk do të krijohen kushtet për të nxitur një reagim nga ana e trupit (shih vijën me pika në grafik). Në të kundërt, nëse stërvitja juaj është tepër stresuese (p.sh. për shkak të shumë setëve ose abuzimit të përsëritur të përsëritjeve të forcuara, negative, etj.) nuk do të jeni në gjëndje të nxisni procesin e përmirësimit (shih vijën me pika) dhe do të hasni në mbistërvitje.
  • Një periudhë rikuperimi e përshtatshme për super kompensim: nëse stërvitni gjoksin përsëri vetëm një ose dy ditë pasi të keni bërë bench press, nuk do të mund të merrni përmirësime (shih pikën A). Nëse, nga ana tjetër, kaloni shumë ditë ndërmjet një stimuli dhe tjetrit, atëherë muskuli do të regresohet në vënd që të përmirësohet (shih pikën C).
    Me siguri e keni kuptuar që synimi është të stërviteni sërish në kulmin e fazës së superkompensimit. (pika B)

Çfarë ndodh nëse mbikompensoni mirë
Grafiku i mëposhtëm, më mirë se shumë fjalë, tregon se çfarë ndodh nëse muskuli merr stimulin e duhur të stërvitjes dhe i jepet një periudhë e mjaftueshme kohore, në prani të ushqimit të mirë dhe suplementeve ushqimore.

Kompensimi dhe mbikompesimi kërkojnë një kohë të caktuar. Pak a shumë e gjatë në varësi të vëllimit dhe intensitetit të stimulit të dhënë dhe situatës fillestare të atletit. Subjektet më të trajnuar priren të kompensojnë (rikuperohen) më herët, veçanërisht inputet e trajnimit të rëndë kërkojnë periudha më të gjata rikuperimi. Ushqyerja, pushimi dhe integrimi me suplemente ndikojnë jashtëzakonisht shumë në kohën që i nevojitet trupit tonë për të mbikompensuar.

Kur duhet të stërviteni sërish?
Përtej studimeve të ndryshme shkencorë që mund t’ju citojmë si:

  • 1 Zatsiorsky, V. Two Factor Theory (Fitness-Fatigue Theory). Science and Practice of Strength Training. 2nd Ed. Pp12-15 Champaign Ill, 2006
    E vërteta është se vetëm ju mund ta thoni kur keni mbi kompensuar.
    Së pari zgjidhni një stërvitje të arsyeshme:
    Mund të provoni Stërvitje me intensitet të lartë ose German Volume Training. Gjeni përshkrimin e këtyre stërvitjeve në këtë faqe mes artikujve të tjerë.
    Shënim: Nëse është e mundur, këto dy fraza të nënvizuara me blu të ishin të klikusheme e të të conin te artikujt përkatës, në këtë rast kjo fjalia e fundit nuk ka sens, pra të hiqet.
    Ushqehuni mirë! Shumë e rëndësishme: përdorni suplementet e përshtatshme për objektivin tuaj ose nuk do të shkoni larg. (shih seksionin përkatës në këtë faqe) dhe në fund ju duhet vetëm ditari i stërvitjes (i cili në fakt është një fletë shumë e thjeshtë).
    Falë fletës së stërvitjes (ditarit) mund të shihni sa jeni përmirësuar nga një stërvitje në tjetrën: pak, shumë, asgjë ose edhe më keq.
    Është e kotë të stërvitesh shpesh nëse nuk përmirësohesh. Mos kini frikë të eksperimentoni. Për shëmbull, çfarë ndodh nëse në vënd që të bëni 3 stërvitje çdo 5 ditë, bëni 3 stërvitje çdo 7 ditë, ose çdo 9 ditë. Mos kini frikë të provoni. Ajo që ka rëndësi është të shihni se ju përmirësoheni në fletën (ditarin) tuaj të trajnimit. Nëse në çdo stërvitje ju rritni pak peshën ose përsëritjet ose të dyja, ky është progres.
    Ju madje mund të zbuloni se në kushte ideale kalimi nga 3 stërvitje çdo 5 ditë në 4 ditë mund t’ju japë më shumë progress.
    Thjesht duhet të keni parasysh se: trupi fillimisht rikuperohet, dhe më pas kompenson. Duhet t’ia jepni këtë kohë, por nëse i jepni më shumë, superkompesimi humbet (shih grafikun e parë të artikullit).
    Këtë mund ta kuptoni vetëm dhe vetëm nëse mbani një ditar (fletë) trajnimi. Për të mësuar se si ta bëni këtë, lexoni artikullin në këtë faqe.
    Një suplement është veçanërisht i rëndësishëm. Sapo mbaron stërvitja, hapet një “dritare” ​​shumë e rëndësishme kohore. Nëse merrni substancat e duhura në atë kohë, ju përshpejtoni rikuperimin dhe anabolizmin (përmirësimin e muskujve). E arrini këtë duke përdorur suplementin POST WORKOUT / SPORT të Better Me sepse ai përmban gjithçka, absolutisht gjithçka, për të arritur këtë përshpejtim të rikuperimit.

Rikuperimi dhe mbikompensimi është thelbësor për çdo qëllim
Pavarësisht nëse jeni i dobët dhe dëshironi të mundni dobësinë, ose nuk jeni i dobët, por dëshironi të fitoni masë të pastër muskulore, ose jeni mbipeshë dhe dëshironi të hiqni qafe dhjamin e tepërt, por të zhvilloni edhe pak muskuj, rikuperimi dhe mbikompensimi është thelbësor (veçanërisht nëse jeni në dietë dhe trupi është i deficit kalorik). Dallimi midis rezultateve minimale ose maksimale është përdorimi i suplementeve më të përshtatshëm për ju. Shkoni, në këtë faqe, në seksionin “objektivat”, do t’ju tregohen ato që janë më të përshtatshme për ju dhe rezultatet tuaja do të jenë maksimumin e mundshëm për ju.

Ja pse ju “ju leverdis” të përdorni suplementet Better Me
Suplementet nuk janë të gjithë njësoj
Ne jemi prodhues
Këtu suplementet janë produkte të “të freskëta” çdo javë
Asnjë produkt nuk qëndron më shumë se 7 ditë në magazinën tonë
Meqënëse ne jemi prodhues dhe blejmë lëndë të para me çmimin më të mirë nga e gjithë bota, do të gjeni: Cilësinë e markave më të mira, me cmimin e markave më ekonomike.
Ka disa marka të suplementeve në treg. Mos u magjepsni nga fakti se sa të famshëm apo të reklamuar janë apo se cili “guru” palestre i këshillon. Kontrolloni përbërësit dhe sasinë e tyre. Ne do ta fitojmë gjithmonë këtë krahasim, sepse me teknikët tanë e kemi bërë me dhjetra herë, para se të dilnim në treg.
Është më mirë për ju të blini produkte të certifikuara. Ne jemi një nga kompanitë e pakta në botë me certifikata ISO. Cilësia e punës sonë ju garantohet me certifikatën tonë ISO 9001. Siguria ushqimore e suplementit që përdorni garantohet nga certifikimi ynë ISO22000. Dhe certifikatat ISO garantojnë gjithmonë që ajo që deklarohet të përmbahet deri në miligramin e fundit.
Pse kompanitë e tjera nuk kanë certifikata ISO?
Sepse për t’i pasur dhe mbi të gjitha për t’i mbajtur duhet të punosh me standarde shumë të larta cilësore, shumë më të larta se çfarë kërkohet nga çdo Ministri e Shëndetësisë në Evropë. Shumë e vështirë dhe e shtrenjtë!
Por duke qënë se bëhet fjalë për trupin tuaj, shëndetin tuaj, rezultatet tuaja, duhet të përdorni suplemente të çertifikuara.

Autori i artikullit: Enrico Levantino

Një nga shkrimtarët më të njohur në këtë sektor. Autor i disa librave e qindra artikujve, është cilësuar si një nga ekspertët më të mëdhenj të bodybuilding dhe Fitness.
Në 1999 zë vendin e 6° në Kampionatin Botëror Natyral në Paris (Francë)
Në 2000 zë vendin e 5° në Kampionatin Botëror në Auxerre (Francë)
Në 2017 zë vendin e 1° në Kampionatin Botëror në Finlandë në kategorinë over 60
Eshtë “prodhues” i suplementeve ushqimore që prej 1989

Lini një Përgjigje