Objektivat

Anti Age

PREZANTIM:

Çfarë nënkuptohet me anti-age? Nënkuptojmë të luftojme procesin e plakjes duke mbajtur trupin të ri nga pikëpamja biologjike, por edhe nga ana vizuale të ketë një pamje shumë rinore që tregon më pak vite se mosha kronologjike.
Nëse ndiqni hapat më poshte, gjëja e parë që do t’ju ndodhë do të jetë një efekt rinovues. Lëkura dhe pamja juaj do të duken shumë më rinore. Dhe sa më shume ta keni lënë veten pas dore, aq më i dukshëm do jetë ndryshimi qe do shihni pasi të zbatoni këshillat tona. Dhe nga ky moment e tutje do të plakeni më pak (biologjikisht). Mosha kronologjike është një numër që rritet me 1 çdo vit, por mosha biologjike (që do të thotë se si “është” organizmi dhe si “shfaqet”) është një gjë tjetër. Me një program të mirë, plakja (e brëndshme dhe e jashtme) mund të ngadalësohet ndjeshëm. Imagjinoni që me çdo vit që kalon organizmi juaj biologjikisht plaket vetëm gjysmë viti (ose më pak); prandaj megjithëse ka kaluar një vit, nga pikëpamja biologjike organizmi dhe lëkura janë plakur vetëm 6 muaj.
Gjithashtu duhet pasur parasysh se disa njerëz, të cilët nuk kujdesen për veten, nga pikëpamja biologjike, çdo vit plaken 1,5-2 vjet dhe duken më të vjetër se mosha që janë në të vërtetë. Nëse ndiqni programin e propozuar, përveç efekteve të menjëhershme (të 3 muajve të parë të trajtimit) në 20 vitet e ardhshme do të tregoni edhe 10 vite të tjera më pak (ose edhe më shumë se kaq). Dhe në 40 vitet e ardhëshme 20 ose më shumë vite më pak. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me pamjen e jashtme, por edhe sidomos me mirëqënien e brëndshme.

DIETA:

Ushqimi është vërtet shumë i rëndësishëm. Ju jeni cfarë hani!
Përqëndrohuni te ushqimet “të shëndetshme” dhe mbi të gjitha të përshtatshme: makarona, bukë, drithëra dhe oriz absolutisht integrale, (në fillim mund t’ju pëlqejnë më pak se makaronat dhe orizi i rafinuar, por kur të mësoheni me to do t’ju pëlqejnë më shumë). Fruta, brokoli, lakra. Meqënëse muskujt përbëhen nga proteina, përfshini sasi të mjaftueshme të mishit te kuq, peshkut, pulës, proshutë pa yndyrë. Frutat e thata janë gjithashtu të shkëlqyera.
Një ose dy herë në javë, jepini vetes lirinë e nje vakti ku të hiqni të gjitha dëshirat. Por vetëm në ate vakt, menjëherë pas kësaj kthehuni në rregjimin tuaj.
Nuk është e vështirë të ndiqni këshillat e mësipërme. Fytyra dhe trupi juaj do të tregojnë përmirësime të dukshme, në estetikë, në mirëqënie dhe efikasitet.
Dhe nëse doni të bëni më shumë se kaq, dieta më “rinuese” është dieta 40-30-30 (e quajtur edhe Dieta në zonë). Kjo diete përfshin konsumimin e ushqimeve të listuara më sipër, por në një proporcion të saktë: 40% e kalorive vijnë nga karbohidratet, 30% nga proteinat dhe 30% nga yndyrat. Ushqimi në këtë mënyrë krijon një sërë reaksionesh kimike të dobishme në trup që nuk ndodhin në asnjë dietë tjetër. Në faqen Better Me do të gjeni artikuj që shpjegojnë mirë këtë dietë dhe gjithashtu shembuj praktikë të vakteve. Nuk është e vështirë nëse e dini se si. Thjesht kërkon pak më shumë vëmëndje.

STERVITJA:

Nëse keni qëllime të caktuara (si: humbja e peshës, shtimi i muskujve ose të tjera) ndiqni këshillat e përshkruara në objektivat specifike për këto qëllime.
Nëse, nga ana tjetër, dëshironi të stërvitni me synimin që të jeni gjithmonë të rinj, ndiqni këto këshilla:
30 minuta stërvitje me pesha, e ndjekur nga 20-30 minuta punë kardiovaskulare (zgjidhni midis: tapet, eliptike, biçikletë, makinë step, klasa aerobike)
Bëni 2 ushtrime për grupet më të mëdha të muskujve dhe 1 për muskujt më të vegjël. 3 sete për ushtrim. Kryeni 12-15 përsëritje të këtyre muskujve: kraharor, shpinë, deltoid, biceps, triceps, biceps femur.
Kryeni 20-25 përsëritje për kuadriceps, pulpa, gluteus(vithe), abs.
Coni vetëm setin e fundit të çdo ushtrimi në ezaurim total.
1-2 herë në javë femrat mund të zëvëndësojnë kardio me një stërvitje në qark (ato stërvitje ku zgjedh 4-6 ushtrime për këmbët dhe vithet për ti egzekutuar njëri pas tjetrit, dhe këtë qark e përsërit disa herë thuajse pa pushim. Mbani përsëritjet e larta (30-40 përsëritje), duke mos arritur asnjëherë ezaurimin total (ndaloni 3-4 përsëritje përpara limitit).
Sa herë në javë?
3 herë janë ideale.
4 herë për ata që nuk rrinë dot pa shkuar në palestër apo duan të humbin peshë.
2 herë në javë janë më se të mjaftueshme për ata që kanë pak kohë apo dëshirë. Ne mund t’ju sigurojmë (dhe garantojmë) se edhe vetëm dy herë në javë të kombinuara me ushqim të mirë dhe suplementët e duhura do të japin rezultate të shkëlqyera.
Nëse nuk shkoni në palestër, por praktikoni një sport tjetër, vlejnë këto këshilla: 2 deri në 4 seanca në javë; alternoni stërvitjet impenjative me ato me intensitet më të ulët.

SUPLEMENTET

Suplementët e rekomanduara janë:

YOUNG & BEAUTIFUL FORMULA E SUPER KOLAGJENIT: është një suplement për lëkurë biologjikisht më rinore. Favorizon flokë më të plotë, thonj më të bukur, dhe kockat e nyje të shëndetshme. Është një formulë unike shumë e pasur me përbërës aktivë. Ne ju rekomandojmë të lexoni se çfarë është shkruar në fletën e të dhënave të këtij suplementi për të kuptuar se sa efektiv është.

YOUNG SKIN:

Riktheni hidratimin e lëkurës dhe shkëlqimin natyral me një përzierje të acidit hialuronik, jetik për hidratimin e qelizave, mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve të fuqishëm. YOUNG SKIN është projektuar për të rihidratuar, mbushur dhe rinovuar tonin duke mbështetur dhe rigjallëruar proceset natyrore të trupit tuaj.

Duket sikur 2 suplementët më siper bëjnë të njëjtën gjë, por jo. Po jua shpjegojmë në një metaforë të thjeshtë: Formula e Super Kolagjenit YOUNG AND BEAUTIFUL siguron organizmit “blloqet ndërtuese” nga të cilat është përbërë lëkura. Nga ana tjetër, YOUNG SKIN ofron një ekip punëtorësh që i përdorin ato tulla në lëkurën tuaj. Ky I fundit është një produkt specific për rininë e lëkurës tuaj.

Edhe nëse do të merrnit vetëm njërën nga të dyja, ato do të funksiononin mirë gjithsesi dhe do të merrnit rezultate të shkëlqyera. Megjithatë, kur i përdorni ato së bashku, rezultati përfundimtar është thjesht i pabesueshëm (dhe është më i madh se shuma e 2 rezultateve).

G.H. RELEASE:

Në mënyrë natyrale stimulon hormonin e rritjes dhe rinisë (Growth hormon), hormon që trupi e sekreton me bollëk deri në moshën 20 vjeçare dhe është shkaktar i të gjitha përfitimeve të rinisë. Por nga mosha 20 vjeçare e tutje bie në mënyrë të pashmangshme me çdo vit që kalon. Ky suplement (përbërësit aktivë të të cilit janë vërtetuar të vlefshëm në kërkimet shkencore) nxit në mënyrë natyrale prodhimin fiziologjik të këtij hormoni nga trupi, me shumë efekte të dobishme,

CFARE TË PRESIM;

Programi, nëse ndiqet në tërësi, do t’ju bëjë vërtet të lulëzoni. Nga dita e parë. Natyrisht, me kalimin e ditëve, rezultatet grumbullohen. Pas një muaji do ta shihni veten më mirë, por brënda 3-6 muajsh do të shihni ndryshime vërtet të mëdha.

CFARË TË BËSH NËSE TË DUKET SIKUR NUK PO PËRMIRËSOHESH

Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto pesë:

  1. Kuptoni se “ju jeni cfarë hani” dhe se ata që hanë mirë kanë rezultate më të mira se ata që hanë keq. Pra, nëse nuk po hani në mënyrën e rekomanduar, tani është koha ta beni.
  2. Nuk po përdorni suplementët e rekomanduara. Shumë kërkime shkencore vërtetojnë se ata që marrin përbërësit aktivë të përfshirë në suplementët e propozuara përmirësojnë pamjen e lëkurës. Si mund të mendoni të përmirësoni lëkurën tuaj pa këto suplemente?
  3. Stresi i tepërt; ndoshta ju praktikoni shumë aktivitet fizik, keni nje punë të lodhshme fizike ose keni një jetë të parregullt (shkoni në shtrat shumë vonë dhe flini pak).

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të dështoni.

Lini një Përgjigje