Protein Cake – 1kg
2,390L
Përzierje për kek proteinik (30%) e pasur me fibra, vetëm 1.5g sheqerna.
Formati |
Pluhur |
---|---|
Pesha |
1kg |
“Gjërat e mira gjithmonë shëndoshin”…kjo thuhej dje…sot ka kek me proteina Better Me
Falë një ekipi të përbërë nga pastiçiere, çokollatarë, kuzhinierë dhe aromatizuesit tanë të mirënjohur, ne kemi arritur në krijimin e një përzierje per kek të shijshëm dhe jashtëzakonisht light Me 30% proteina dhe e pasuruar me vitamina, përveçse nuk ju shëndosh, është edhe funksional për mirëqenien e organizmit. Nuk ka më ndjesi faji perpara një keku me çokollatë!
Cfare eshte?
Përzierja per kek me proteina Better Me është një pluhur i gatshem për përgatitjen e një keku me çokollatë me permbajtje te larte proteinash, me fruta të thata, pa gluten, me shumë pak karbohidrate, pa sheqer te shtuar, me permbajtje te larte fibrash dhe e pasuruar me vitamina. Shumë e shijshme dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur.
Për çfarë sherben?
Ashtu si të gjitha produktet e ëmbëlsirave Better Me, edhe ky preparat proteinik përdoret për të bërë një ëmbëlsirë të lehtë sa herë që dëshironi një moment kënaqësie të pastër pa frikën e shtimit në peshë. Përvec kesaj, eshte i pershtatshem për personat që duhet të kenë kujdes në konsumimin e sheqernave. Jo të gjitha suplementet janë njesoj – kjo është ajo që e bën atë të veçantë! Keku me proteina BETTER ME, përveçse është shumë i shijshem dhe siç do ta shihni, i lehtë për t’u përgatitur, ka një sërë substancash ushqyese që e bëjnë ëmbëlsirë të lehtë dhe madje të shëndetshme. 30% Proteina: 30 g proteina për 100 g përgatitje qe sherben për përgatitjen e një ëmbëlsirë.
Shumë pak sheqerna: vetëm 1,5 g për tortë. E pasur me fibra dhe vitamina: 11.3 g fibra me shtimin e vitaminave C, dhe E për mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe vitaminave B2, B6 dhe B12 të cilat kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë. Laktoza <0.4% Pa gluten.
- Ngroheni furrën në 180 °C;
- Rrahim 60 gr të bardha veze (rreth 2 të bardha);
- Përzieni 100 gr përzierje keku me të bardhat e vezëve;
- Më pas shtoni gradualisht 80 gr. qumësht gjysmë i skremuar (përndryshe përdorni qumësht bajame ose soje);
- Piqeni për rreth 20 minuta (kontrolloni gatimin me kruajtse dhëmbësh);
- Lëreni të ftohet për 15 minuta;
- Shtoni copëza çokollate sipas shijes;
N.B. Me këtë recetë ju merrni një tortë prej c.a. 240 g.
Për ta bere akoma me te shijshem, pa u shqetësuar se mos shendosheni, shtoni siper kekut, nje shtrese te coko-kremit proteinik BETTER ME: PROTEIN CHOCO-NUT. Është një krem proteinik me shije lajthi/cokollate low carb, pa sheqer. I PAREZISTUESHEM!
30% Proteina – Pa gluten – Low Sugar – Me Vitamina – Laktoza < 0,4%.
Kur | Sa |
---|---|
Sa herë që dëshironi të shijoni një tortë të mirë me kalori “të mira” | 100 g përzierje për një kek prej 240 g. Me çdo pako mund të merrni 10 kek. |
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Suplementet nuk synojnë të zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Produkti duhet të mbahet larg fëmijëve nën tre vjeç. Te mos përdoret nga gratë shtatëzëna dhe fëmijët, si dhe në asnjë rast për periudha të gjata pa u konsultuar me mjekun.
Përzierje proteinash (proteina e hirrës se qumeshtit e përqëndruar dhe e mikrofiltruar, kazeina të qumështit me ultrafiltrim të menjëhershëm, proteina e të bardhës së vezës) ëmbëlsues: eritritol dhe maltitol; miell tërshëre pa gluten, kakao, gjalpë kakao, SHQEJ (arra indie) dhe KIKIRIKË (7.5%); fibra kakao, niseshte patate, niseshte misri, fibër psilium (Plantago Ovata Forsk: kutikula), Agjentë rritës: tartrat monokalium E336 i, karbonat natriumi E 500 ii, niseshte misri; miell kokosi, oligosakaride frutash, Emulsifikues: lecithin luledielli; aromatizues, përzierje vitaminash (acidi askorbik (vit C), acetat D-alfa-tokoferol (vit E), riboflavin (vit B2), piridoksinë HCl (vit B6), cianokobalaminë (vit B12), rregullues i aciditetit: citrat kaliumi; citrat magnezi, ruajtës: sorbat kaliumi, ëmbëlsues: sukralozë. Mund të përmbajë gjurmë të arrave të tjera dhe fara të susamit dhe sojës, kakao minimalisht 19%.
Përbërësit për shijen molle
Përzierje proteinash (proteina e hirrës së QUMËSHTIT e përqëndruar dhe e mikrofiltruar, proteina e të bardhës së VEZËS) ëmbëlsues: eritritol dhe maltitol; Polidekstrozë, miell tërshëre pa gluten, gjalpë kakao, SHQEJ (arra indie) , Agjentë rritës: tartrat monokalium E336 i, karbonat natriumi E 500 ii, niseshte patate, niseshte misri, fibër psilium (Plantago Ovata Forsk: kutikula), miell kokosi, fibër tërshëre, Emulsifikues: lecitin luledielli; Aroma, rregullues i aciditetit: citrat kaliumi; citrat magnezi, Kanell, përzierje vitaminash (acidi askorbik (vit C), acetat D-alfa-tokoferol (vit E), ruajtës: sorbat kaliumi, ëmbëlsues: sukralozë.
Analiza mesatare | Per 100 g | % VNR |
---|---|---|
Vlerat ushqyese | 344 kcal 1449 KJ |
- |
Yndyrna / Nga të cilat të ngopura | 12.6 g / 0.9 g | - |
Proteina | 30 g | - |
Karbohidrate / Nga të cilat sheqerna / Nga të cilat poliole | 35.5 g / 1.5 g / 20 g | - |
Fibra | 11.3 g | - |
Kripe | 0.3 g | - |
Vitamina C | 80 mg | 25% |
Vitamina E | 12 mg | 25 % |
Vitamina B2 | 1.4 mg | 25% |
Vitamina B6 | 1.4 mg | 25% |
Vitamina B12 | 2.5 mcg | 25% |
Vlerat ushqyese për shijen mollë
Analiza mesatare | Per 100 g | % VNR |
---|---|---|
Vlera energjitike | 306.86 kcal 1283.9 KJ |
- |
Yndyrna / Nga të cilat të ngopura | 10.57 g / 4.76 g | - |
Proteina | 29.85 g | - |
Karbohidrate / Nga të cilat sheqerna / Nga të cilat poliole | 32.14 g / 1.6 g / 19.9 g | - |
Fibra | 16.32 g | - |
Kripe | 0.9 g | - |
Vitamina C | 80 mg | 25% |
Vitamina E | 12 mg | 25 % |
Produkte të afërt
Instant Oat Flour – 1kg
Mug Cake
Protein Ice Cream – 400g
Sport Re-Hydro – 1kg
Sugar Substitute – 500g, 1kg
CERTIFIKIME
ISO Certificate: ISO9001
Cilësia e punës sonë është e standardit më të lartë dhe e garantuar për përfitimin tuaj nga ky certifikim.
ISO Certificate: ISO22000
Vërteton "sigurinë ushqimore". Kur përdorni BETTER ME, jeni të sigurt për atë që sillni në trupin tuaj. Një garanci që vlen shumë.
Made With Love In Albania
Jemi krenarë që prodhojmë 100% të produkteve BETTER ME në Shqipëri. Ne blejmë lëndët e para më të mira në të gjithë botën.
Dërgesat dhe pagesat
Transporti dhe dorëzimi i porosive.
Kthimi dhe rimbursimet
Kthimi në rast dëmtimi i produktit.
Pyetjet e shpeshta
Pyetje të zakonshme nga klientët tanë.