REZULTATE MAKSIMALE, KOHE RIKUPERIMI MINIMALE
Kërkimet e shumta shkencore kanë vërtetuar se sapo mbaron stërvitja (sporti), hapet një “dritare anabolike”. Sigurimi i lëndëve ushqyese specifike në një orë pas përfundimit të stërvitjes/sportit nënkupton maksimizimin e pergjigjes të trupit ndaj stërvitjes/sportit (= më shumë rezultate në aspektin e muskujve dhe fuqisë) dhe redukton (shumë madje) kohën e rikuperimit. POST WORKOUT/SPORT nga Better Me, përmban përbërësit më të mirë aktivë (aminoacide të ndryshme, kreatinë, fosfatidilserinë, acid lipoik, krom, vitamina), në sasi të bollshme për të arritur këto rezultate.
Kur | Sa |
---|---|
Menjehere (maksimumi brenda nje ore) pas perfundimit te aktiviteti fizik. | Nje doze 20 gram (2 luge te plota). |
JU LUTEMI VINI RE
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E DREJTA PËR INFORMACION
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE
BCAA (Isoleucine-Leucine-Valine)
BCAA janë aminoacide thelbësore (përbërës të proteinave), per arsye se trupi nuk është në gjendje t'i prodhojë vetë, ato duhet të perfshihen ne diete. BCAA përbëjnë rreth 30% të masës muskulore.
Keto dy studime (te ndryshme e te pavarura) na informojne se sportistet që marrin BCAA kishin vlera më të ulëta ne gjak te parametrave të lidhura me dëmtimin e muskujve Këto të dhëna sugjerojnë se BCAA mund të kenë një efekt mbrojtës në muskulaturë.
Koba T, Hamada K, Sakurai M et al. Branched-chain amino acids supplementation attenuates the accumulation of blood lactate dehydrogenase during distance running. Sports Med Phys Fitness 2007;47(3):316-22.
J Sports Med Phys Fitness. 2000 Sep;40(3):240-6. Effects of branched-chain amino acid supplementation on serum creatine kinase and lactate dehydrogenase after prolonged exercise.
Në një studim tjetër në një grup te ndare ne dysh ne menyre te verber, ata që morën BCAA humbën më shumë ind dhjamor dhe fituan më shumë masë muskulore dhe humbën më pak forcë sesa grupi placebo (2.4% kundrejt 7.8%). Për më tepër, grupi placebo regjistroi një rënie prej 6.8% në perimetrin e bicepsit, ndërsa grupi BCAA nuk pësoi asnjë ndryshim.
Schena F, Guerrini F, Tregnaghi P, Kayser B.Branched-chain amino acid supplementation during trekking at high altitude. The effects on loss of body mass, body composition, and muscle power. Eur J Appl Physiol Occup Physiol 1992;65(5):394-8.
GLICINA
Glicina është një aminoacid pararendës i kreatinës, prandaj i rëndësishëm për nxitjen e prodhimit të saj endogjen (në trup). Rritja e kreatinës në muskuj mund t'i ndihmojë ata të funksionojnë më mirë në aktivitete shperthyese të shkurtra e intensive si ngritja e peshave ose vrapimi i shpejtë. Disa studime kanë treguar se rritja e kreatinës në trup mund të çojë në rritjen e forcës, masës dhe fuqisë së muskujve, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në rikuperimin pas stërvitjes dhe rehabilitimin pas lëndimit.
“Effect of creatine supplementation during resistance training on lean tissue mass and muscular strength in older adults: a meta-analysis”; Open Access J Sports Med. 2017;8:213-226. Published 2017 Nov 2; Chilibeck PD, Kaviani M, Candow DG, Zello GA.
GLUTAMMINA
Glutamina është aminoacidi (një përbërës natyral i proteinave) më i pranishëm në trupin e njeriut dhe është i përfshirë në një sërë reagimesh shumë të rëndësishme për shëndetin dhe rikuperimin e sportistëve. Mungesa e tij mund të nxisë katabolizmin (një gjendje në të cilën muskujt fillojne çmontohen) dhe duke pasur parasysh rolin e tij si burim kryesor i glutamatit, është gjithashtu jetik për ruajtjen e vëllimit të qelizës muskulore.
Në një studim, ata që merrnin glutaminë me kreatinë arritën rezultate më të mëdha për sa i përket masës muskulore dhe energjisë sesa ata që merrnin vetëm kreatinë ose ata që merrnin një placebo.
Clinics vol.63 no.1 São Paulo 2008 - “Peptide glutamine supplementation for tolerance of intermittent exercise in soccer players“
KREATINË MONOHIDRAT
Hulumtimet mbi lojtarët te regbi zbuluan se ata që morën kreatinë për 8 javë fituan masë muskulore, pakësuan yndyrën dhe shtuan përsëritjet në bench press dhe në leg press.
“Appl Physiol Nutr Metab. 2007 Dec;32(6):1052-7. Effect of inseason creatine supplementation on body composition and performance in rugby union football players.
Në një studim, notarët që morën 20 g kreatinë për 21 ditë patën përmirësime të dukshme në rritjen e shpejtesise.
J Sports Med Phys Fitness. 2007 Mar;47(1):58-64.“Effect of creatine on swimming velocity, body composition and hydrodynamic variables“.
Në një studim, grupi qe merrte kreatinë vuri re më pak rënie të forcës gjatë periudhave të mbistërvitjes.
Eur J Appl Physiol. 2004 May;91(5-6):628-37.“The effects of creatine supplementation on muscular performance and body composition responses to short-term resistance training overreaching“.
FOSFATIDILSERINA
Fosfatidilserina është një përbërje lipidike me kapacitet të fortë frenues ndaj kortizolit, një substancë e njohur si një hormon stresi që ka veti të forta proteolitike (të çmontimit të strukturave proteinike).
Një grup burrash të cilëve iu dha fosfatidilserinë për 10 ditë rresht prodhoi më shumë testosteron (hormoni i muskujve dhe i fuqise) dhe më pak kortizol (hormoni i stresit, shkatërrues i muskujve).
Studime të tjera kanë treguar se Fosfatidilserina shkakton një gjendje relaksi, qetësie; duke bere keshtu që ky suplement të përmirësojë edhe simptomat e depresionit.
J Int Soc Sports Nutr. 2008; 5: 11.
CREATINA MONOIDRATO
Në një studim, notarët që merrnin kreatinë treguan përmirësime të qarta në energjinë shpërthyese.
J Sports Med Phys Fitness. 2007 Mar;47(1):58-64. Effect of creatine on swimming velocity, body composition and hydrodynamic variables.
Në një studim ndodhi që subjektet që ndoqën një program trajnimi dhe morën kreatinë së bashku me dekstrozë raportuan rritje të ndjeshme të fuqisë dhe masës muskulore.
Int J Sport Nutr Exerc Metab. 2003 Dec;13(4):504-20. Effects of creatine on body composition and strength gains after 4 weeks of resistance training in previously nonresistance-trained humans.
Në një studim ndodhi që notarët që përdornin kreatinë ishin në gjendje të përmirësonin shpejtësinë në sprintet 5x50m.
Int J Sport Nutr. 1999 Sep;9(3):251-62. Creatine supplementation and swimming performance.
Në një studim, notarët që merrnin kreatinë me lëng portokalli (7 g karbohidrate) përmirësuan performancën e tyre në sprintin 400 m. Pati gjithashtu një rritje në performancën në testin Wingate (i cili vlerëson kapacitetin dhe fuqinë anaerobe) dhe një reduktim të lodhjes.
J Med Assoc Thai. 2004 Sep;87 Suppl 2:S228-32. Low dose creatine supplementation enhances sprint phase of 400 meters swimming performance.
Një studim na tregon se si ata që morën kreatinë rritën performancën e muskujve në squat me kercim (jump squat) dhe ne stol shtrire (bench press)
Creatine supplementation enhances muscular performance during high-intensity resistance exercise. Volek JS, et al. J Am. Diet. Assoc. 1997; 97; 765-770
ACIDI ALFA LIPOIK
Një studim tregon se acidi alfa lipoik ndihmon ne rikuperimin e muskujve që i nënshtrohen stërvitjes intensive ose afatgjatë. Parandalon humbjen e performancës së lidhur me stërvitjen
“The effects of alpha lipoic acid on muscle strength recovery after a single and a short-term chronic supplementation - a study in healthy well-trained individuals after intensive resistance and endurance training”; J Int Soc Sports Nutr 17, 61 (2020); Isenmann, E., Trittel, L. & Diel, P.
PIPERINA (ekstrakt i Piperit të zi)
Asnje atlet, sigurisht që nuk dëshiron të jete i dhjamosur, ose të humbasë definimin. Një studim identifikon piperinën (nga ekstraktet e piperit të zi) si potencialisht të aftë për të luftuar obezitetin duke bllokuar krijimin e qelizave dhjamore (të njohura si adipocitet). Në një studim tjetër, 40 gra mbipeshë humbën 5.9 kg në 3 muaj. Duket gjithashtu se marrja e piperinës ndihmon në ruajtjen e peshës së re trupore të fituar pas periudhave te dobesimit.
“Effects of Greenselect Phytosome!on weight maintenance after weight loss in obese women:a randomized placebo-controlled study.”; BMC Complement Altern Med 2016”; 16: 233. Gilardini L, Pasqualinotto L, Di Pierro F, Risso P, Invitti C.
Në lidhje me vitaminat dhe mineralet, ja çfarë thonë Ministritë Evropiane të Shëndetësisë:
VITAMINA B2
Vitaminat e grupit B marrin pjesë si koenzima në reaksione të shumta të përfshira në metabolizmin e aminoacideve. Riboflavina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen ne vlera normale te qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të hekurit dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes.
VITAMINA B6
Vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit. Gjithashtu ai kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe metabolizmit të energjisë dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal.
PIKOLINATI I KROMIT
Pikolinati i kromit është një mineral i njohur për vetitë e tij për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të glukozës në gjak (një faktor i rëndësishëm për performancën e rezistences) dhe promovimin e metabolizmit të makronutrientëve (karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat).
Çfarë mund të bëjë për ty POST WORKOUT / SPORT:
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.