omega 3 superior banner mobile 1

Omega 3 Superior – 60, 90 perla

1,990L2,890L

Mirëqenie kardiovaskulare, kolesteroli, trigliceridet, presioni i gjakut.

Formati

Tabletë

Sasia

90 perla

,

60 perla

482 Artikuj janë shitur në 3 ditë
11 Persona po e shikojnë këtë produkt tani!
SKU: N/A Kategori: ,
Përshkrim
PERLAT E MIRËQENIES Disa studime kanë lidhur Omega 3 me aftësinë për të nxitur ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, si dhe aftësinë për të normalizuar presionin e gjakut, tensionin sic e njohim ndryshe. Ato promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Ato forcojnë sistemin imunitar dhe kanë efekte të dobishme anti-inflamatore dhe antikoagulante. Ato nxisin funksionimin e mirë të trurit. Omega 3 te Better Me janë marrë nga një nga burimet më të vlefshme, përkatësisht, açugat nga Peruja. Kanë një përqendrim shumë të lartë të Omega 3: një perlë përmban 1000 mg vaj peshku ku 750 mg janë acide yndyrore EPA/DHA me një raport 2:1 (500 mg EPA dhe 250 mg DHA). Hulumtimet tregojnë se raporti 2:1 është ai që jep rezultatet më të mira. Përveç kësaj, ato janë pastruar, deodorizuar dhe plotësuar me vitaminë E e cila kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. E gjithë kjo i bën ata të pashembullt në krahasim me suplementet e tjerë në treg.
Kur Sa
Në vaktet e ushqimit. 3-4 perla në ditë
Përse funksionon — Çfarë thotë shkenca?

Ju lutem vini re:

Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).

E drejta për informacion:

Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.

Çfarë thotë literatura shkencore:

OMEGA-3 (EPA e DHA)

Omega-3 janë një kategori e acideve yndyrore esenciale të domosdoshme për funksionimin e duhur të organizmit.

Në një hulumtim të kryer në më shumë se 11000 pacientë, ka ndodhur që ata që merrnin 1 g omega-3 në ditë kishin përfitime më të mëdha kardiovaskulare.
Dietary supplementation with n-3 polyunsaturated fatty acids and vitamin E after myocardial infarction: results of the GISSI-Prevenzione trial. Lancet 1999; 354:447-55.

Egzistojne disa prova klinike që tregojnë se omega-3 ndihmojnë ne rastet me trigliceride të larta. Efekti përfundimtar varet nga vlerat bazë të triglicerideve dhe duket se varet nga doza per mbi 2 g në ditë.
Harris WS. n-3 Fatty acids and serum lipoproteins: human studies. Am J Clin Nutr 1997; 65(suppl):1645S–1654S.

Në një studim ndodhi që ata që merrnin 3 g omega-3 në ditë reduktuan raportin e HLD (kolesteroli i keq) me LDL (kolesteroli i mirë).
Clin Nutr. 2010 Oct;29(5):592-9. n-3 LC-PUFAenriched dairy products are able to reduce cardiovascular risk factors: a double-blind, cross-over study

Një hulumtim te kryer në 33 të rritur të shëndetshëm të trajtuar me 1600 mg EPA dhe 800 mg DHA për 35 ditë tregoi një përmirësim në mirëqenien e përgjithshme (më shumë energji me më pak agresivitet, lodhje dhe depresion).
Appetite Volume 51, Issue 3, November 2008, Pages 676-680 A diet rich in long chain omega-3 fatty acids modulates satiety in overweight and obese volunteers during weight loss.

Në një studim mbi dy grupe qe nuk kishin djeni se cfar po merrnin, ata që merrnin 324 mg EPA dhe 216 mg DHA kishin më pak dhimbje muskulore të lidhura me stërvitjen 48 orë pas stërvitjes, sesa grupi qe mori nje placebo.
Clin J Sport Med. 2009 Mar;19(2):115-9. The effects of ingestion of omega-3 fatty acids on perceived pain and external symptoms of delayed onset muscle soreness in untrained men.

Marrja e te njejtes sasi si me siper  te EPA dhe DHA u zbulua se ishte efektive në përmirësimin e parametrave të inflamacionit që lidhen me ushtrimet fizike.
Clin J Sport Med. 2011 Mar;21(2):131-7. Omega-3 fatty acids supplementation attenuates inflammatory markers after eccentric exercise in untrained men.

Çfarë mund të bëjë për ty OMEGA 3 SUPERIOR:
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.

Paralajmërime

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Suplementet nuk synojnë të zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Produkti duhet të mbahet larg fëmijëve nën tre vjeç. Te mos përdoret nga gratë shtatëzëna dhe fëmijët, si dhe në asnjë rast për periudha të gjata pa u konsultuar me mjekun.

Përbërësit
Vlerat ushqyese
Analiza mesatare Për 1 Softgel Për 2 % NVR
Doza ditore
% NVR
Yndyra me të cilat: 1g 4g -
Me një lidhje të pangopura gjurmë <0.5 mg -
Më shumë lidhje të pangopura 0.9g 3.6g -
E ngopur: gjurmë <0.5mg -
Të pangopura me konfigurim trans: 0g 0g -
Kolesterol 0g 0g -
Vaj Peshku i përqëndruar
natyral:
1000mg 4000mg -
Acidi Omega 3 për të cilës: 750mg 3000mg -
-Epa (Acidi Eikosapontaenoik) 500mg 2000mg -
-DHA (Acidi Eikosapontaenoik) 250mg 1000g -
Vitamina E 9mg 36mg 300%