Përbërësit për këtë recetë:
Për 9 copa Kek me akullore proteinike me 223 kCal secila duhen:
Për kekun biskotë:
- 180 g PROTEIN CAKE COKOLLATE nga Better.Me
- 4 vezë mesatare
- ½ paketë pluhur pjekës
- ½ kupë zëvëndësues sheqeri 0 kalori SUGAR SUBSTITUTE nga Better.Me
Për akulloren:
- 260ml qumësht
- 160g PROTEIN ICECREAM nga Better.Me
Fillojmë me kekun biskotë. Ndezim furrën në 180°C. Shtrojmë 1 tavë metalike me letër pjekje. Përmasat e tavës duhet të jenë 8cm x 16 cm ose diçka fare pak më e madhe.
Mënyra e përgatitjes:
Ndajmë të bardhat e vezëve veç nga e kuqja. Hedhim pak zevendësues sheqeri SUGAR SUBSTITUTE nga Better.Me te të bardhat e vezëve dhe tjetrin tek të verdhat.
Rrahim të bardhat sa të bëhen shkumë. Më pas rrahim të verdhat sa të bëhen ngjyrë të çelët dhe të dyfishojnë volumin.
Te të verdhat shtojmë PROTEIN CAKE COKOLLATE nga Better.Me dhe pluhurin pjekës. Më pas me kujdes bashkojmë dhe të verdhat duke u kujdesur ti përziejme ngadalë
E kalojmë masën te tava e pjekjes dhe e shtrojmë uniform. E pjekim për vetëm 5 minuta.
E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak. E kthejmë përmbys mbi një picetë të pastër dhe me kujdes heqim letrën e pjekjes. E rrotullojmë role me picetë dhe e lëmë të ftohet mirë.
Përgatisim akulloren duke përzierë PROTEIN ICECREAM nga Better.Me në një shaker me qumështin dhe e kalojmë në tavë alumini 8cm x 8cm të veshur me letër pjekje. Me shumë kujdes e vëmë në ngrirje po sigurohemi që tava të rrijë drejt, ndryshe shtresa e akullores nuk do dalë uniformë.
Të nesërmen, kur akullorja ka ngrirë mirë, e heqim nga tava dhe e sistemojmë mbi gjysmën e kekut biskotë. E presim kekun në gjysmë dhe shtresën ia vendosim sipër. Kujdes, që keku të ngjitet me akulloren, mjafton ta lini disa minuta sa akullorja të shkrijë pak.
E presim kekun e mbushur në 9 ose më shumë katrorë.
Secilin katror e mbështjellim me celofan dhe i ruajmë në ngrirje për ti konsumuar kur të na hahet diçka e ëmbël por e shëndetshme.
Ju bëftë mire!
-
Protein Ice Cream - 400g2,590L
-
Sugar Substitute - 500g, 1kg1,490L – 2,590L
-
Protein Cake - 1kg2,390L