Fast BCAA+ – 330g
2,390L
Aminoacide të degëzuara në propocionet 2:1:1, me vit. B2 e B6.
Formati |
Pluhur |
---|---|
Pesha |
330g |
PREJ 30 VJETESH ESHTE SUPLEMENTI ME I PERDORUR NE TE GJITHA SPORTET
Termi BCAA do të thotë aminoacide me zinxhir të degëzuar (Nga Anglishtja: Branched Chain Amino Acids). Mos harroni se aminoacidet janë "tullat" që ndërtojnë murin e proteinave. Në trupin e njeriut ato përbëjnë 30% të masës muskulore.
Marrë para stërvitjes: ato sigurojnë energji, ruajnë muskujt nga shpërbërja për qëllime energjetike (dmth. nga katabolizimi ose reduktimi i muskujve për qëllime energjetike) dhe kjo vlen edhe nëse konsumoni karbohidrate para stërvitjes; ato e mbajnë energjinë të qëndrueshme.
Marrë pas stërvitjes: ato nxisin anabolizmin e muskujve dhe "kapjen" e të gjitha aminoacideve të tjera në mënyrë që t'i integrojnë ato në muskuj. Ato gjithashtu nxisin rikuperimin nga stërvitja/sporti.
BCAA-të janë aminoacide thelbësore të zinxhirit të degëzuar, pasi trupi nuk është në gjëndje t'i prodhojë ato vetë dhe, për rrjedhojë, duhet të përfshihen në dietë. Pra nuk mund të pretendoni të hani më shumë për ti pasur me bollëk. Së bashku me ushqimin, do të merrnit të gjitha aminoacidet e tjera (dhe ne na duhen vetëm BCAA) plus të gjitha kaloritë që vijnë nga proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat. Për të mos përmëndur barrën e shkaktuar nga tretja e ketij ushqimi. Dhe BCAA-të nuk do të ishin të disponueshme deri pas tretjes. Në vënd të kësaj, BCAA-të që përmbahen në tabletat tona janë "në formë të lirë". Kjo do të thotë se ato nuk kanë nevojë të treten dhe të hyjnë shpejt në gjak për të ushqyer muskujt. Dhe ato ofrojnë shumë pak kalori - vetëm 4 kalori për tabletë.
FAST BCAA është një suplement që ofron aminoacide me zinxhir të degëzuar (Leucine-Isoleucine-Valine) në raportin 2:1:1 të fuqizuar me vitamina B2 dhe B6 për asimilim (anabolizëm) më të madh dhe nxitje të metabolizmit të energjisë.
Mbi të gjitha, FAST BCAA + i Better Me dallohet nga të gjitha produktet e ngjashme sepse përmban HMB, një nga metabolitët e leucinës. Pak njerëz e dinë se vetëm 5% e leucinës konvertohet në HMB (1 g HMB ka efektin e 20 g leucine). Një dozë FAST BCAA e Better Me, përveç aminoacideve me zinxhir të degëzuar ofron 250 mg HMB të barabartë me efektin e 5 g Leucinë. Efektiviteti i tyre DYFISHOHET.
Kur | Sa |
---|---|
Para dhe/ose pas aktiviteti fizik | 1-2 doza në ditë në një shaker me 200-250 ml ujë |
JU LUTEMI VINI RE
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E DREJTA PËR INFORMACION
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE?
BCAA (Isoleucine-Leucine-Valine)
BCAA-të janë aminoacide esenciale (përbërës të proteinave), pasi trupi nuk është në gjëndje t'i prodhojë vetë prandaj duhet të futen në dietë. BCAA përfaqësojnë rreth 30% të masës muskulore, kështu që është e nevojshme t'i shtoni ato në kontekstin e nje aktiviteti fizik për të optimizuar performancën e energjisë. Gjatë aktivitetit fizik, BCAA-të janë aminoacidet e para që përdoren pasi, ndryshe nga të tjerët, ato nuk kalojnë në mëlçi, por sintetizohen drejtpërdrejt në muskuj. Një studim na informon se vrapuesit që morën një dozë prej 2.6 gram BCAA kishin vlera më të ulëta të lidhura me dëmtimin e muskujve ne gjak.
Koba T, Hamada K, Sakurai M et al. Branched-chain amino acids supplementation attenuates the accumulation of blood lactate dehydrogenase during distance running. Sports Med Phys Fitness 2007;47(3):316-22.
Një studim zbuloi se gratë që merrnin 5 gram BCAA para stërvitjes kishin më pak dhimbje muskujsh dhe lodhje më të ulët se grupi i placebos.
Shimomura Y, Yamamoto Y, Bajotto G, Sato J, Murakami T, Shimomura N, Kobayashi H, Mawatari K. Nutraceutical effects of branched-chain amino acids on skeletal muscle. J Nutr 2006;136(2):529S-532S
Në një studim, ata që morën 100 mg / kg BCAA para 7 seteve squat me 20 përsëritje, kishin më pak dhimbje muskulore gjatë ditëve të ardhshme krahasuar me grupin që merrte vetëm maltodekstrine.
Int J Sport Nutr Exerc Metab. 2010 Jun;20(3):236-44. Branched-chain amino acid supplementation before squat exercise and delayed-onset muscle soreness.
Në një studim u zbulua se subjektet që merrnin BCAA (77 mg / kg) para stërvitjes kishin ulur katabolizmin e muskujve (= shkatërrim).
MacLean, D. A., Graham, T. E. & (Saltin, B.1994Branched-chain amino acids augment ammonia metabolism while attenuating protein breakdown during exercise.) Am. J. Physiol. 267: E1010–E1022.
Në një studim, ata që morën 12 gram BCAA paraqisnin shenja më të ulta të demtimeve muskulare. Këto të dhëna sugjerojnë se BCAA mund të kenë një efekt mbrojtës në muskulaturë.
J Sports Med Phys Fitness. 2000 Sep;40(3):240-6. Effects of branched-chain amino acid supplementation on serum creatine kinase and lactate dehydrogenase after prolonged exercise.
Kerkimet zbuluan se grupi që mori 12 gram BCAA para stërvitjes përmirësoi qëndrueshmërinë (rezistencën).
Eur J Appl Physiol. 2004 Dec;93(3):306-14. The effect of acute branched-chain amino acid supplementation on prolonged exercise capacity in a warm environment
Në një studim ndodhi që çiklistët që morën 90 mg/kg BCAA gjatë një seance ushtrimesh me 70-85% të VO2 max, perceptuan më pak lodhje fizike dhe mendore sesa ata që nuk i moren.
Acta Physiol Scand. 1997 Jan;159(1):41-9. Influence of ingesting a solution of branched-chain amino acids on perceived exertion during exercise.
Në një studim në të cilin disa vullnetarë moren BCAA (300 mg / kg në ditë), ata pesuan nje rritje te oksidimit të yndyrës dhe përmirësimin e performancës fizike me 17.2%.
J Sports Med Phys Fitness. 2011 Mar;51(1):82-8. Branchedchain amino acids supplementation enhances exercise capacity and lipid oxidation during endurance exercise after muscle glycogen depletion.
Në një studim tjetër në një grup placebo dyfish të verbër, ata që morën 11.5 g BCAA humbën më shumë masë dhjamore dhe fituan më shumë masë muskulare dhe humbën më pak forcë sesa grupi placebo (2.4% kundrejt 7.8%). Për më tepër, grupi placebo regjistroi një rënie prej 6.8% në zonën e prerjes tërthore të muskulit të krahut, ndërsa grupi BCAA nuk pësoi asnjë ndryshim.
Schena F, Guerrini F, Tregnaghi P, Kayser B.Branched-chain amino acid supplementation during trekking at high altitude. The effects on loss of body mass, body composition, and muscle power. Eur J Appl Physiol Occup Physiol 1992;65(5):394-8.
H.M.B
HMB eshte një nga metabolitët, ose ndryshe një produkt i procesit të metabolizmit të leucinës. Pak njerëz e dinë se vetëm 5% e leucinës konvertohet në HMB. Prandaj, është një avantazh i madh të marrët e HMB shtesë. HMB promovon rikuperimin midis një stërvitje dhe tjetrën. Përveç përshpejtimit të rikuperimit nga ushtrimet me intensitet të lartë, HMB mund të ndihmojë atletët të parandalojnë humbjen e masës muskulare në situata katabolike siç jane dietat me kalori të ulëta. HMB mund të jetë gjithashtu i dobishëm për përmirësimin e përbërjes së trupit (më shumë muskuj dhe më pak dhjam) dhe performancën fizike në atletët e nivelit master (mbi 50) ose individët e moshuar në përgjithësi. Më në fund, duket se suplementi gjithashtu mund të përmirësojë performancën aerobike.
“International Society of Sports Nutrition Position Stand: beta-hydroxy-beta-methylbutyrate (HMB)”; J Int Soc Sports Nutr 10, 6 (2013); Wilson, J.M., Fitschen, P.J., Campbell, B. et al.
VITAMINA B2
Ministritë evropiane të shëndetësisë pohojnë se vitaminat e grupit B marrin pjesë si koenzima në reaksione të shumta të përfshira në metabolizmin e aminoacideve. Riboflavina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen në normalitet të qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të hekurit dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes.
VITAMINA B6
Ministritë evropiane të shëndetësisë pohojnë se vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit. Për më tepër, ai kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe metabolizmit të energjisë dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal.
ÇFARË MUND TË BËJË PËR TY FAST BCAA+?
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Suplementet nuk synojnë të zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Produkti duhet të mbahet larg fëmijëve nën tre vjeç. Te mos përdoret nga gratë shtatëzëna dhe fëmijët, si dhe në asnjë rast për periudha të gjata pa u konsultuar me mjekun.
Aminoacidet me zinxhir të degëzuar BCAA: (L-Leucine, L-Isoleucine, L-Valine), Beta Alaninë, HMB (Hidrosimetilbutirato), goma xanthano, aroma, acid citrik, Emulgues: Lecitine soje, Beta carotenë, ëmbëlsues: sucraloz dhe acesulfame K, riboflavina (vit B2), piridoksina HCl (vit B6).
Analiza mesatare | Per 100 g | Per doze 6.6 g | % NVR |
---|---|---|---|
Karbohidrate | 2.5 g | 0.17 g | - |
Yndyrna | 1.1 g | 0.07 g | - |
Fibra | 4.14 g | 0.27 g | - |
Proteina | 0 g | 0 g | - |
L- Leucinë | 37.87 g | 2.5 mg | - |
L-Isoleucinë | 18.94 g | 1.25 g | - |
L-Valinë | 18.94 g | 1.25 g | - |
Beta Alaninë | 7.6 g | 500 mg | - |
HMB | 3.8 g | 250 mg | - |
Vitamina B2 | 32 mg | 2.1 mg | 150% |
Vitamina B6 | 32 mg | 2.1 mg | 150% |
Produkte të afërt
Carnitine Lipo Burner – 120 kapsula
Creatine – 300g
Energy Turbo Max – 1kg
Glycine
Pre Workout / Sport – 480g
CERTIFIKIME
ISO Certificate: ISO9001
Cilësia e punës sonë është e standardit më të lartë dhe e garantuar për përfitimin tuaj nga ky certifikim.
ISO Certificate: ISO22000
Vërteton "sigurinë ushqimore". Kur përdorni BETTER ME, jeni të sigurt për atë që sillni në trupin tuaj. Një garanci që vlen shumë.
Made With Love In Albania
Jemi krenarë që prodhojmë 100% të produkteve BETTER ME në Shqipëri. Ne blejmë lëndët e para më të mira në të gjithë botën.
Dërgesat dhe pagesat
Transporti dhe dorëzimi i porosive.
Kthimi dhe rimbursimet
Kthimi në rast dëmtimi i produktit.
Pyetjet e shpeshta
Pyetje të zakonshme nga klientët tanë.