Pa kripëra minerale, muskujt nuk kanë rendiment
Në sporte si çiklizmi, vrapimi dhe futbolli dhe të gjitha sportet e rezistencës ku djersiteni, hidratimi luan një rol themelor. Edhe në vapën përvëluese të palestrave në verë. Ju ndoshta e dini tashmë se edhe dehidrimi më i vogel mund të shkaktojë rënie drastike të performancës sportive, gjë që mund të çojë edhe në probleme më serioze.
DEHIDRATIMI: NËSE E NJIHNI, E SHMANGNI
Uji është përbërësi kryesor i djersës dhe dehidratimit, kur është i konsiderueshem, si gjatë një stërvitje të gjatë ose gjatë garave ose gjatë stërvitjes në një palestër të nxehtë, mund të çojë në dobësi, dridhje, të fikët, dhe në raste të rënda deri në kolaps. Kur djersitni intensivisht, në fakt, jo vetëm që eliminoni ujin, por humbni edhe shumë kripëra minerale, veçanërisht natrium, kalium dhe magnez. Mos harroni se një humbje prej 1% e peshës suaj në ujë nënkupton një rënie prej 10% në performancën tuaj sportive! Prandaj është jetike që të hidratoheni siç duhet para, gjatë dhe pas stërvitjes/sportit.
EFEKTET NEGATIVE
Zakonisht dehidratimi shkakton dobësinë klasike, por gjithashtu pengon aftësinë e trupit për të nxitur riparimin e muskujve të dëmtuar nga përpjekja dhe për t’i pasur ata të fortë dhe të tonifikuar. Dehidratimi intensiv mund të çojë gjithashtu në dhimbje të muskujve, nervozizëm, humbje të përqëndrimit, të gjitha këto mund të shmangen thjesht duke pirë ujë dhe kripëra minerale. Për më tepër, shumë shpesh dehidratimi mund të çojë edhe në hipoglicemi, pra mungesë sheqeri në gjak. Prandaj, në rastin e çiklizmit, ku djersitja shoqërohet me një aktivitet të rëndë, kërkohet gjithashtu një furnizim i vazhdueshëm me energji.
RENDESIA E DOZES SE DUHUR
Atleti duhet të pijë rregullisht para, gjatë dhe pas sforcimit. Uji i pastër nuk është i mjaftueshëm, duhet t’i drejtohemi një të ashtuquajturi pije izotonike. Kjo fjalë e madhe do të thotë thjesht se dendësia e pijes duhet të jetë e përafërt me atë të plazmës së gjakut për të lehtësuar përthithjen e saj. Një pije shumë e koncentruar do të shkaktonte dehidratim për shkak të rrjedhjes së ujit në zorrë, duke shkaktuar në disa raste diarre (tipike për shkarkimin e nxehtësisë së verës). Një pije shumë pak e koncentruar (ose thjesht ujë i pastër) mund t’ju çojë në mënyrë paradoksale në të njëjtën situatë.
KRIPERAT MINERALE JANE TE NJE RENDESIE JETESORE
Mjafton të rendisim listën e simptomave që shkakton mungesa e tyre. Kur ju mungon kaliumi, përveç etjes së vazhdueshme, mund të vuani edhe dobësi të muskujve, ndryshim të reflekseve dhe ritmit të zemrës, nervozizëm, aritmi, perzierje, të vjella, pagjumësi. Kur ju mungon magnezi mund të keni problemet e mëposhtme: takikardi, dridhje, ngërçe muskulore, ndryshime të ritmit të zemrës, stres fizik dhe mendor, nervozizëm, ankth, irritueshmëri, konfuzion, depresion, pagjumësi. Prania e natriumit (kripes) është thelbësore sepse së bashku me kaliumin rregullon përmbajtjen e ujit dhe kripës në të gjitha qelizat. Nuk mendoj se duhet të shtojmë asgjë tjetër.
KARBOHIDRATET E DUHURA NE AKTIVITETET SPORTIVE
Çiklizmi, vrapimi dhe futbolli dhe të gjitha sportet e rezistencës janë sporte që kërkojnë përpjekje të menjëhershme dhe të zgjatura. Për këtë arsye, është e nevojshme të furnizoheni vazhdimisht me sheqerna me clirim të shpejtë dhe të ngadalë, në mënyrë që të sigurohet energji si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Sheqernat më të shpejtë janë dekstroza dhe saharoza. Maltodekstrinat, nga ana tjetër, janë sheqerna shumë të tretshëm, por shndërrimi i tyre në glukozë kryhet me një vonesë të caktuar, prandaj është me interes përdorimi i tyre së bashku me sheqernat e shpejta në pijet e studiuara për sforcot afatgjata.
Në këtë drejtim, dua t’ju njoh me një suplement pak më të evoluar: SPORT RE HYDRO (Better me), i cili përmban – përveç kombinimit sheqer-maltodekstrinë – edhe taurinë, e dobishme për stimulimin e sistemit neuro-muskular dhe reduktimin e ndjenjës së lodhjes. Ka edhe minerale në formën e fosfateve dhe karbonateve, të cilat ndihmojnë në pengimin e formimit të acidit laktik.
SA TE PINI?
Përgjigja është para së gjithash: para se të keni etje. Në fakt, para stërvitjes ose garës duhet të pini pak e nga pak për të parandaluar shfaqjen e shqetësimeve të pakëndshme. Mos harroni se ndjenja e etjes tashmë tregon një humbje të konsiderueshme të ujit që do të jetë e vështirë të rikuperohet. Shmangni pirjen e shumë lëngu njëherësh, por pini në mënyrë kostante gjatë dhe pas provës suaj sportive.
ELEMENTE TE TJERE TE DOBISHEM PER TE ARRITUAR MAJAT
Pini ujë rregullisht edhe kur nuk jeni duke u stërvitur. Hidratimi është jetik edhe kur nuk jeni të djersitur apo të lodhur.
Beni një dietë të larmishme të pasur me karbohidrate, por mos harroni asnjëherë proteinat. Mëngjesi duhet të përbëhet kryesisht nga karbohidrate. Dreka nga karbohidratet dhe proteinat (me prevalencën e të parës). Për darkë, merrni proteina dhe mos e rëndoni veten më shumë karbohidrate që mund të shndërrohen në dhjam. Mos harroni se nuk keni pse të shtoni peshë nëse doni të jeni të shpejtë!
Mos harroni të konsumoni edhe dy snack, një gjatë paradites dhe një në mes të pasdites. Duhet të keni vazhdimisht energji nëse doni të arrini majat. Nëse nuk keni kohë për t’i përgatitur, merrni me vete një frut.
Në rast se ju duhet të përballeni me një garë impenjative, duhet të mendoni, përveç hidratimit të duhur, edhe si të merrni të gjithë energjinë që ju duhet për ta përballuar këtë garë.
Ne kemi krijuar për ju ENERGY TURBO MAX i cili i marrë 30 minuta para sforcimit favorizon energjinë shpërthyese dhe rezistencën, ndihmon në parandalimin e ngërçeve, ndikon në reduktimin e dhimbjeve muskulare dhe dhe formimin e acidit laktik. 9 suplemente në një; karbohidrate me clirim të shpejtë dhe gradual, bcaa, aminoacide, ekstrakte bimore, vitamina e minerale, të gjitha së bashku për një performancë prej kampioni.