Artikuj & Video

Omega 3, prostaglandina dhe sporti

Aktualisht bota e sportit gjithmonë e më shumë po interesohet për “prostaglandinat”. Këto molekula formohen natyrshëm në çdo organizëm të shëndetshëm dhe duket se kanë efekte të jashtëzakonshme si në shëndet ashtu edhe në sport.

Si të veprojmë për të patur më shumë? Gjithnjë e më shumë sportistet po përpiqen të zhvillojnë prostaglandina “të mira” nëpërmjet mënyrës së të ushqyerit dhe përdorimit të suplementeve. Prostaglandinat janë substanca të ngjashme me hormonet (të quajtura: eikosanoids) që formohen nga ushqimi (yndyrnat) që konsumojmë. Janë substanca që rregullojnë sistemet hormonale, në fakt quhen edhe superhormone. Ata u izoluan për herë të parë në vitin 1930 në prostatën e deleve, dhe për këtë arsye u quajtën prostaglandinë. Studimi i eikosanoideve është vetëm në fillimet e tij dhe është një nga fushat më tërheqëse të biokimisë së yndyrnave, dhe janë jashtëzakonisht premtuese për sportin. Ka më shumë se 30 lloje, të ndara në 3 familje. Jo të gjithë eikosanoidet janë të mirë. Omega 6 ndikojnë në prodhimin e ekosanoideve të mira dhe të këqija. Ndërsa acidet yndyrore omega 3 favorizojnë vetëm prodhimin e eikosanoideve “të mira”. Pra, le të interesohemi për Omega 3.

Cfarë janë Omega-3?
Omega-3 janë yndyrna thelbësore (të përmbajtura me bollëk në salmon). Çfarë do të thotë? Se trupi ynë NUK është në gjëndje t’i prodhojë vetë dhe për rrjedhojë duhet të merren nëpërmjet ushqyerjes ose suplementeve. Omega-3 më të rëndësishme janë EPA dhe DHA.
A e dini se këto substanca janë thelbësore jo vetëm për funksionimin e duhur të organizmit, por edhe për përmirësimin e fizikut tuaj dhe performancave sportive?

Kërkimet shkencore në vrapim, çiklizëm, not, ski, atletikë, na tregojnë se:
Subjektet që merrnin 4 gram Omega-3 në ditë (në raportin 2: 1 të EPA/DHA saktësisht si në Omega-3 Superior të Better Me) raportuan përmirësime në energji dhe ndjenin më pak lodhje sesa grupi placebo.

  • Eur J Clin Invest. 2005 Nov;35(11):691-9.Cognitive and physiological effects of Omega-3 polyunsaturated fatty acid supplementation in healthy subjects.

Ata që përdorën Omega-3 dhe praktikuan ushtrime aerobike, përmirësuan VO2 Max (kapacitetin aerobik) krahasuar me grupin e kontrollit.

  • J Sports Med Phys Fitness. 1990 Jun;30(2):173-80.Effect of fish oil supplementation and exercise on serum lipids and aerobic fitness.

Ata që morën 3 gram Omega-3 (në raportin 2: 1 të EPA/DHA saktësisht si në Omega-3 Superior të Better Me) kishin nivele më të larta të prostaglandinës J2. Të kesh nivele më të larta të prostaglandinave “të mira” dhe më pak prostaglandinash “të këqija” do të thotë që të nevojitet shumë më pak përpjekje për të arritur çdo qëllim që lidhet me sforcimin fizik.

  • Metabolism. 2013 Aug;62(8):1107-13. Epub 2013 Mar 21.Fish oil supplementation alters circulating eicosanoid concentrations in young healthy men.
  • Vrapuesit që merrnin Omega-3 kishin më pak dhimbje muskulore (DOMS) pas një vrapimi 30 km sesa ata që nuk merrnin suplementin.
  • Open Access J Sports Med. 2013; 4: 109–115. Marine oil dietary supplementation reduces delayed onset muscle soreness after a 30 km run

Duket se Omega-3 janë të dobishme për rritjen e fluksit të gjakut në zonat më të stresuara gjatë stërvitjes, duke bërë kështu të mundur qe të keni në dispozicion më shumë lëndë ushqyese dhe substanca të tjera të rëndësishme për riparimin e indeve, rikuperimin e muskujve dhe asgjësimin e acidit laktik.

  • Pediatr Int.   2001 Aug;43(4):409-16. Omega-3 polyunsaturated fatty acid enriched diet attenuates stress-induced lactacidemia in 10-day-old rats.
  • Circulation. 2002 Nov 19;106(21):2747-57. Fish consumption, fish oil, omega-3 fatty acids, and cardiovascular disease.

Plotësimi me omega 3 duket se përmirëson përdorimin e yndyrës si burim energjie, duke kursyer glikogjenin e muskujve.

  • International Journal of Sport Nutrition and Exercise Metabolism July 2012- Omega-3 Polyunsaturated Fatty Acids in Physical Performance Optimization,
  • Nutritional Neuroscience, February/April 2006; 9(1/2): 1–10 – Relationship between fatty acids and the endocrine and neuroendocrine system

Kërkimet shkencore në artet marciale, boks, skermë, gjuajtje me hark, sportet skuadre, na tregojnë se:

Subjektet që merrnin 4 gram Omega-3 në ditë (në raportin 2: 1 të EPA/DHA saktësisht si në Omega-3 Superior të Better Me) raportuan përmirësime në kohën e reagimit dhe një ulje të gabimeve të bëra.

  • Eur J Clin Invest. 2005 Nov;35(11):691-9.Cognitive and physiological effects of Omega-3 polyunsaturated fatty acid supplementation in healthy subjects.

Simptomat që lidhen me stresin mendor u ulën tek ata që merrnin omega-3 (rreth 1 g EPA në ditë).

  • Ethyl-eicosapentaenoic acid for the treatment of psychological distress and depressive symptoms in middle-aged women: a double-blind, placebo-controlled, randomized clinical trial.

Në fakt, është treguar se omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit: në veçanti, EPA luan një rol në fiziologjinë e trurit duke shkaktuar një rritje të rrjedhjes së gjakut cerebral, me efekte pozitive në memorie dhe llogjike.

  • Eur J Clin Invest.   2005 Nov;35(11):691-9. Cognitive and physiological effects of Omega-3 polyunsaturated fatty acid supplementation in healthy subjects.
  • Assies J, Lieverse R, Vreken P, Wanders RJ, Dingemans PM, Linszen DH. Significantly reduced docosahexaenoic and docosapentaenoic acid concentrations in erythrocyte membranes from schizophrenic patients compared with a carefully matched control group. Biol Psychiatry. 2001;49(6):510-522.
  • Buydens-Branchey L, Branchey M, McMakin DL, Hibbeln JR. Polyunsaturated fatty acid status and aggression in cocaine addicts. Drug Alcohol Depend. 2003 Sep 10;71(3):319-23.
    Cott J, Hibbeln JR. Lack of seasonal mood change in Icelanders. Am J Psychiatry. 2001 Feb;158(2):328.
  • Edwards R, Peet M, Shay J, Horrobin D. Omega-3 polyunsaturated fatty acid levels in the diet and in red blood cell membranes of depressed patients. J Affect Disord. 1998 Mar;48(2-3):149-55.
  • Am J Clin Nutr.   2009 Feb;89(2):641-51. doi: 10.3945/ajcn.2008.26749. Epub 2008 Dec 30.

Edhe në shumë sporte skuadre (basketboll, volejboll, futboll) një ulje e kohës së reagimit është thelbësore për të bërë dallimin midis një fitoreje dhe një humbjeje.

Kërkimet shkencore në bodybuilding dhe fitnes na e tregojnë se:

Është treguar se një rritje e Omega-3 brënda membranës qelizore rrit dukshem ndjeshmërinë e muskujve ndaj insulinës duke përmirësuar transportin e glukozës dhe aminoacideve brënda vetë muskulit. Kjo do të thotë muskuj me më shumë energji dhe përmirësim

  • Diabetes Res. 1987 Mar;4(3):141-7.Dietary supplementation of omega-3 polyunsaturated fatty acids improves insulin sensitivity in non-insulin-dependent diabetes.
  • Inoltre, gli Omega-3 stimolano indirettamente la produzione dell’ ormone della crescita (GH) attraverso un incremento della prostaglandina E1.
    Am J Clin Nutr.   1991 Sep;54(3):438-63. Omega-3 fatty acids in health and disease and in growth and development.

Omega-3 ndihmon në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës duke ulur shanset për të kthyer karbohidratet në dhjam.

  • J Clin Endocrinol Metab.   1988 Jul;67(1):1-5.Effects of omega-3 fish oils on lipid metabolism, glycemic control, and blood pressure in type II diabetic patients.
  • Science 21 August 1987: Vol. 237 no. 4817 pp. 885-888 – Fish oil prevents insulin resistance induced by high-fat feeding in rats

Përveç kësaj, ato ulin indeksin glicemik të ushqimeve duke stabilizuar insulinën dhe ndihmojnë në uljen e ndjenjës së urisë gjatë një periudhe diete

  • Appetite Volume 51, Issue 3, November 2008, Pages 676- 680 A diet rich in long chain omega-3 fatty acids modulates satiety in overweight and obese volunteers during weight loss)
  • Buydens L, Branchey M, Roy A. N-3 Polyunsaturated Fatty Acids Decrease Feelings of Anger in a Population of Substance Abusers. Neuropsychopharmacology. , 2005;30(1):S87-S88.

Grupi që mori Omega-3 (1.8 g Epa dhe Dha) kishte vlera më të ulëta të kortizolit sesa ata që nuk e përdorën këtë suplement. Kortizoli dihet se ndikon negativisht në përbërjen e trupit (më shumë dhjam e ritencion hidrik e me pak muskuj).

  • Clin Nutr. 2007 Feb;26(1):70-7. Epub 2006 Oct 18. Effects of fish oil on the neuro-endocrine responses to an endotoxin challenge in healthy volunteers.

Subjektet që morën 2.1 g Omega-3 dhe ndoqën një dietë restriktive kishin vlera më të larta të trupave ketonikë. Ky informacion është shumë i dobishëm për atletët në dieta ketogjenike ose me karbohidrate të reduktuara për të humbur dhjamin e trupit.

  • Physiol Res. 2006;55(1):63-72. Epub 2005 Apr 26. The influence of n-3 polyunsaturated fatty acids and very low calorie diet during a short-term weight reducing regimen on weight loss and serum fatty acid composition in severely obese women.

Efekti dobësues i Omega-3 manifestohet edhe nëpërmjet veprimit që ato ushtrojnë në “faktorin e transkriptimit PPAR alfa” detyra e të cilit është të veprojë duke aktivizuar enzimat që nxisin djegien e yndyrave në masën muskulore.

  • Am J Cardiol.   2006 Aug 21;98(4A):27i-33i. Epub 2006 May 26. Mechanisms for the hypotriglyceridemic effect of marine omega-3 fatty acids.
  • J Anim Sci. 2004 Mar;82(3):916-24. Role of fatty acids in adipocyte growth and development.

I dashur lexues, A njihni ndonje kompani tjetër që publikon artikuj të tillë me kërkime shkencore? Ne na rezulton të jetë vetëm BETTER ME. Këta artikuj janë më teknikët dhe më të vlefshmit që mund të gjeni. Vetë librat e Universitetit janë shumë vite pas kërkimeve aktuale. Ne kemi të njëjtën skrupulozitet kur kompozojmë suplementet tona. Për secilin nga përbërësit që vendosim në produkte duhet të kenë kërkime solide që i mbështesin dhe ne i përdorim ato në të njëjtat sasi dhe përqëndrime. Çdo suplement përfshin disa kërkime për secilin përbëres. A njihni vërtet dikë tjetër që punon në këtë mënyrë? Nëse vërtet dëshironi më të mirën, përdorni Better Me, suplementet që me fakte rezultojnë të jenë më të mirat.

OMEGA 3 SUPERIOR

Jo të gjithë e dinë se peshku i kapur në det përmban një sasi të caktuar të metaleve të rënda (veçanërisht mërkur). Pra, nëse jeni konsumator i rregullt i peshkut, duhet të merrni disa masa paraprake sepse efektet e dobishme të Omega 3 mund të anullohen nga prania e substancave toksike.
Kush është mënyra më e mirë atëherë? Përdorni Superior Omega 3 të Better Me.

Omega 3 Superior janë shumë të pastra sepse filtrohen 3 herë (përfshirë distilimin molekular). Ato kanë përqëndrimin më të lartë të Omega 3 në treg: 750 mg yndyrna EPA/DHA për perlë në raportin perfekt 2:1 (EPA sa dyfishi i DHA) që është raporti i treguar si më efektivi nga kërkime të ndryshme shkencore.
Siç e vute re, kerkimet shkencore të përmendura më sipër përmendnin raportin specifik EPA / DHA prej 2:1, kështu që nëse dëshironi edhe ju, po ato rezultate të cilesuara në këto kërkime, është thelbësore që të përdorni të njëjtin lloj Omega 3 që e gjeni në Omega 3 Superior.
Ata kanë sasinë më të vogël të yndyrave të ngopura ndonjëherë. Janë gjithashtu të përforcuara me vitaminë E, një vitaminë që mbron pastërtinë e omega 3 dhe rrit veprimin e tyre në trup. Për këto arsye është unik dhe i pashoq dhe nëse e krahasoni nuk do të gjeni asnjë produkt tjetër në lartësinë e tij.

Suplementet tona janë të ndryshme edhe në çertifikata
Shumë mund të mburren me fjalë për “cilësinë”, por Better Me e dëshmon cilësinë e punës së saj me certifikimin ISO9001. Me Better Me jeni gjithashtu të sigurt për atë cka konsumoni. Certifikimi ynë ISO22000 e garanton atë.
Certifikatat tona ju garantojnë se ajo që deklarohet në etikete është me të vërtetë e përmbajtjur.

Lini një Përgjigje